Deputeti Daut Haradinaj ka dalur në mbështetje të protestës studentore duke paralajmëruar edhe pjesëmarjen e tij të hënën, shkruan Top24
Të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë vetëm atë që u takon me ligj dhe me Kushtetutë – të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut 🇦🇱
Kjo nuk është vetëm çështje studentësh. Kjo është çështje dinjiteti, barazie dhe respektimi të të drejtave themelore. Nuk mund të ketë drejtësi pa gjuhën shqipe. Nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare.
Le të dëgjohet zëri ynë fuqishëm! Për studentët. Për të drejtat. Për gjuhën shqipe.
📍 E hënë, 18 maj 🕟 Ora 16:30 ✊ Mos mungo!
