BallinaOpinionDritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin-Pjesa e nëntë

Dritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin-Pjesa e nëntë

istoria e njerëzimit është e mbushur me shembuj dhe fakte mbi luftërat dhe në fund të fundit në gjithë këto histori nuk ka rëndësi se si fillojnë luftërat, por çfar ato ekspozojnë.

Pasi ato gjatë zhvillimit të tyre ekspozojnë sisteme që deri në atë momenr mendoheshin të ishin të sigurta, si dhe ekspozojnë atë ndarjen e madhe midis retorikës së pushtetit mbi atë se çfar forca e përdorur mund të arrijë, dhe asaj çka kjo forcë mund të arrijë në të vërtetë.

Mbi të gjitha ekspozojnë atë konfuzionin që krijohet kur shkatërrimi paraqitet si sukses.

Dhe në këtë pikë harrohet që lufta nuk është vetëm një garë force,

por më së shumti garë qëndrueshmërie.

Dhe çka ky agresion ndaj Iranit po ekspozon më së shumti, është dobësitë strukturore amerikanno-izraelite që deri më sot supozoheshin të ishin të plotfuqishme.

Po ekspozon stoqe të limituara, rraketa kundërajrore që sa vinë e pakësoh, municione precize që nuk mund të prodhohen pafundësisht, radarë që nuk mund të prodhohen më për të paktën një 5 vjeçar, pamundësi për të mbrojtur bazat e veta dhe për më tepër, pamundësi për të garantuar siguri vendeve të Gadishullit Arabik, pamvarësisht premtimit dhe dëshirës.

Dhe në të njëjtën kohë që amerikës i bje aura e plotfuqishmërisë, edhe aleati tjetër, shteti genocidial i Izraelit po tregon limitet, frikën dhe kufijtë e vet të panikut.

Dhe kur gjithë kjo plotfuqishmëri bie, atëherë fushatat ushtarake mundohen t’i shiten publikut sikur ndëshkimi ishte i vetmi objektiv.

Dhe për të mbushur mendjen se shkatërrimi ishte dhe është i vetmi objektiv, paraqiten imazhe shkatërrimi pa fund të shoqëruara me shifra shkatërrimi objketivash, për të krijuar idenë se nëse agresori ka hedhur në erë mjaftueshëm objektiva, ka shkaktuar mjaftueshëm shaktërim, dhimbje e humbje, atehërë ky është suksesi i fushatës.

Askush nuk e ka vënë në diskutim se Amerika e Izraeli mund të shkaktojnë shkatërrime të mëdha – mjafton të shihni se çfar kanë bërë në Gaza – por këtu lind pyetja: A munden që këtë shkatërrim ta kthjenë në rezultat ? – Përgjigja është jo.

Sepse në rast se agresioni ushtarak shkakton krizë energjitike, trondit themelet e monarkive arabe vasale të cilat me rastin e këtij agresioni e mësuan se nuk ishin aleatë ashtu si pretendonin, si dhe tendos zinxhirin e furnizimit global duke ekspozuar kështu pafuqinë e vasalëve europian të cilët kanë 47 vite që sanksionpjnë Iranin, dhe tashti nuk janë në gjendje që të mbijetojnë nga sanksionet që i ka vënë Irani që 50 e kusur ditë.

Atëherë ky agresion i ka dhënë shkelim pikërisht atij rendi për të cilin pretendohet se do mbronte me anë të këtij agresioni.

Dhe për të dalë nga kjo vrimë e zezë që kanë krijuar, mundohen të mbushin mendjen se luftërat fitohen nga sasia e rrënojave që ato prodhojnë, dhe jo nga fakti nëse janë arritur objektivat politikë dhe ushtarakë.

Dhe kur ky zëvendësim ndodh, atëherë ka rënë dhe është shkërmoqur gjithë struktura poltike dhe ushtarake, pasi kur sasia e shkatërrimit zëvendëson objektivat, atëherë forca shkatërruese përdoret për të mbuluar dështimin strategjik.

Dështimin strategjik e kupton fare lehtë sepse perandoria vazhdon akoma të flasë me gjuhën e dominimit edhe pse dominimi nuk ekziston askund.

Besohej se Amerika dhe Izraeli mund të përshkallëzonin situatën sipas dëshirës, si dhe të përballonin çdo lloj kostoje duke i detyruar kundërshtarët që të tërhiqeshin, besohej se forca ushtarake amerikane dhe izraelite ishte e pathyeshme dhe e pashtershme, agresioni në Gaza, agresioni në Iran dhe ai në Liban, e lëkundën këtë besim dhe strukturë plotfuqishmërie.

Por mbi të gjitha na treguan se luftërat nuk gjykohen nga sasia e shkatërrimit që ato sjellin, por gjykohen nga ekuilibri i forcës që mbetet pasi pluhuri i shkatërrimit është larguar.

Këto agresione që në Gaza kanë prodhuar genocid, në Liban pastrim etnik dhe në Iran krime Lufte e në të treja sëbashku, krime kundër njerëzimit, treguan se parandalimi (deterenca) nuk është një slogan politik, por është një perceptim i jetuar.

Të treja këto agresione treguan se ato u trajtuan vetëm si probleme taktike, ndërkohë që ato janë probleme industriale.

Treguan se lufta moderne nuk ka të bëjë vetëm me cilësinë e armëve dhe kush prodhon armë më të sofistikuara, por kryesorja me kapacitetin e prodhmimit.

Dhe kur një fuqi ushtarake e supozuar e plotfuqishme nuk mundet që të zëvendësojë ato që harxhon, nuk është më një fuqi ushtarake sipas idesë së shekullit të kaluar të fuqisë ushtarake.

Ajo nga fuqi ushtarake ëshrë kthyer në një trashëgimtar të llastuar që po harxhon pa kriter rezervat që ka grumbulluar në kohë e kushte të tjera.

Rënia e kësaj supremacie dhe hegjemonie nuk mund të kuptohet e izoluar vetëm në këto tre agresione.

Politika supremaciste amerikane ka harruar idenë bazë të perandorive se hegjemonia mund të mbijetojë vetëm duke i ndarë e përçarë sfiduesit e saj, dhe duke balancuar mdisi tyre.

Ka harruar se perandoria dobësohet kur fuqitë sfiduese transformohen në një bllok të vetëm strategjik.

Ka gati mbi një dekadë që mendimi supremacist politik amerikan dhe ai izraelit kanë bërë bashkë Rusinë, Kinën dhe Iranin në një parteneritet strategjik të lindur nga nevoja e mbijetesës.

Dhe “strategët” amrikano – izraelit, dmth, kristiano zionistët, pamvarësisht asaj që ka ndodhur e po ndodh në Ukraninë, pamvarësisht asaj që ka ndodhur në Gaza, pamvarësisht asaj që po ndodh në Liban dhe asaj që ka ndodhur në Iran, ata akoma nuk e kanë kuptuar leksionin që këto konflikte kanë dhënë se : fuqia në shekullin e ri nuk është më ajo që këta “strategë” supozojnë.

Nuk e kanë kuptuar akoma se nuk mjafton të kesh aeroplanmbajëse e platforma të mëdha buxhetore, operacionale vetëm në letër.

Nuk e kanë kuptuar akoma se fuqia është aftësia për të duruar goditjet, për të zëvendësuar armatimin dhe municionin në kohë reale, për të penguar agresorin të arrijë qëllimet, për t’i mohuar agresorit ose armikut territorin, qoftë ai ajror, detar ose tokësor, si dhe aftësia për luftuar e kundërgoditur në çdo kohë, si dhe më kryesorja, aftësia për të bërë kërcënime të cilave ju qëndron, pasi vetëm atëherë ato bëhen të besueshme.

Por kur perandoritë nuk janë në gjendje që t’i shohin limet e fuqisë e së tyre edhe kur ato janë të dukshme për të gjithë, dhe vazhdojn me të njëjtën retorikë hegjemoniste e supremaciste, atëherë ato janë vetëm një hap larg humnerës.

Agresioni i fundit tregoi se supremacia nuk mund të supozohet më, duke i dhënë fund kështu mitit të supremacisë ushtarake amerikano – izraelite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments