4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBotaDonald Trump kërcënon me burg Mark Zuckerberg

Donald Trump kërcënon me burg Mark Zuckerberg

Donald Trump nuk dëshiron që Mark Zuckerberg të harrojë mosmarrëveshjen midis tyre. Ish-presidenti amerikan ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se “mashtruesit e zgjedhjeve” do të jenë në burg nëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Në deklaratë ai përmendi drejtorin ekzekutiv të Meta-s.

“Nuk kanë turp! E vetmja gjë që mund të them është se nëse zgjidhem president, ne do t’i ndjekim penalisht mashtruesit. Ata do të dërgohen në burg për një kohë të gjatë”, tha kandidati republikan.

Në një mesazh të muajit shkurt të vitit 2023 në Truth Social, Trump akuzoi themeluesin e Facebookut për mashtrim zgjedhor, duke cituar një raport të Fox Neës që thoshte se ishte nën hetim prej dy milionë dollarësh donacione të Zuckerberg për Komisionin Zgjedhor të Georgias.

“Pse nuk u procedua?”, pyeti 78-vjeçari dhe më pas shtoi se “demokratët dinë vetëm të mashtrojnë. Amerika nuk do ta durojë më!”

Nuk ka asnjë provë që donacionet e mëparshme të Zuckerberg ishin të njëanshme.

Probabiliteti që Trump të zgjidhet po rritet çdo ditë. Ai është përpara presidentit aktual amerikan, Joe Biden në shumë sondazhe kombëtare, aq më tepër pas debatit të parë midis tyre.

/abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments