BallinaLajmePërshkallëzohen protestat studentore në Francë, CNN: Mund të përhapen nëpër Europë

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, CNN: Mund të përhapen nëpër Europë

Protestat studentore në Francë jo vetëm nuk kanë të ndalur, por ato po shtrihen në të gjithë vendin, e sipas CNN, ka gjasë t`i kapërcejnë kufijtë e tij.Vala e paprecedentë e indinjatës së të rinjve ka nxjerrë në pah presionet në rritje mbi financat publike të vendit, në një kohë kur qeveria po përpiqet të ulë deficitin buxhetor.

Borxhi publik francez ka kaluar 4 trilionë dollarë dhe tejkalon madhësinë e ekonomisë, ndërsa kostoja e shërbimit të borxhit është rritur ndjeshëm.Presionet mbi buxhetin po shtohen edhe nga plakja e popullsisë dhe rritja e shpenzimeve për pensionet, ndërsa qeveria synon të rrisë investimet në mbrojtje.

Në të njëjtën kohë, nxënësit kërkojnë më shumë staf, klasa më pak të mbipopulluara dhe përmirësimin e infrastrukturës së shkollave.

Qeveria franceze ka propozuar shkurtime të shpenzimeve dhe rritje taksash për të ngushtuar deficitin, por investitorët druhen se masat mund të zbuten gjatë procesit politik përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ekonomistët paralajmërojnë se, për shkak të peshës së Francës në ekonominë europiane, tensionet mund të përhapen edhe në tregjet e tjera të obligacioneve shtetërore në eurozonë.

Situata vjen në një kohë kur ekonomia europiane po shfaq shenja rimëkëmbjeje, e mbështetur nga investimet në inteligjencën artificiale, eksportet dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen.

Megjithatë, nivelet e larta të borxhit publik dhe kostot në rritje të financimit mbeten një rrezik i rëndësishëm për stabilitetin ekonomik të eurozonës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments