28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeBotaFlakët “pushtojnë” Rusinë, shkrumbohet mbi 10 milionë hektarë tokë pyjore në zjarr

Flakët “pushtojnë” Rusinë, shkrumbohet mbi 10 milionë hektarë tokë pyjore në zjarr

Mbi dhjetë milionë hektarë pyje janë nën “pushtetin” e flakëve në Rusi, ku tashmë zonat e djegura vlerësohen të jenë edhe më shumë se vitet e kaluara. Kështu njoftojnë autoritetet e vendit, duke theksuar se Rusia karakterizohet si vend veçanërisht i ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.

Zjarret po shkatërrojnë zona të mëdha pyjore në Rusi çdo vit, shpesh në zona të largëta dhe me popullsi të rrallë, por në disa raste ato kërcënojnë edhe zona të populluara.

“Sot kemi më shumë se 500 shpërthime zjarri në pyjet e vendit, që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se dhjetë milionë hektarësh”, tha ministri i Emergjencave, Alexander Kurenkov, gjatë një takimi të me Presidentin Vladimir Putin.

Ndonëse numri i vatrave është ulur në krahasim me vitin e kaluar, sipërfaqja e zonave të djegura është rritur 1.5 herë, teksa mbi 6000 persona janë mobilizuar për të përballuar zjarret./vizionplus.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments