6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeDeri tani 90 vdekje nga Kovid-19 në rajonin e Tetovës

Deri tani 90 vdekje nga Kovid-19 në rajonin e Tetovës

Një person i moshës 63 vjeçare ndërroi jetë nga Kovid-19 gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Tetovës, me çka gjithsej 90 persona e humbën jetën nga kjo sëmundje. Janë regjistruar 15 të saposëmurë.

“Pesëmbëdhjetë rastet e reja me Kovid-19 janë banorë të komunës së Tetovës”, informoi mjekja Zorica Zafirovska, specializante e Epidemiologjisë pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, janë shëruar 13 persona. Nga gjithsej 1.470 të diagnostikuar me Kovid-19, aktivë janë 150 persona.TS

Sipas policisë së Tetovës, për shkak të mosrespektimit të dekretit të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 gjatë 24 orëve, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse 70 personave në rajonin e Tetovës iu janë shqiptuar gjoba.

Në rajonin e Tetovës 55 persona kanë marrë vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments