15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDeputetët e koalicionit ASH-AAA takojnë para Kuvendit personat pa shtetësi

Deputetët e koalicionit ASH-AAA takojnë para Kuvendit personat pa shtetësi

Deputetët nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë takuar sot para Kuvendit disa persona pa shtetësi në vendin tonë.

Për shkak të ligjit për shtetësi, Kuvendi është bllokuar disa javë, ndërsa partitë politike dje paralajmëruan se gjatë javës së ardhshme do të ulen për të gjetur zgjidhje.

Nga Koaliconi Aleancaër Shqiptarët dhe Alternativa thonë se nuk do të tërhiqen nga bllokimi i Kuvendit sapo ajo të arrihet marrëveshje për Ligjin për Shtetësi

“Jemi këtu para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që ta konfirmojmë atë që vazhdimisht disa muaj me radhë e ngrisim dhe mundohemi ta alarmojmë tek ndërgjegja e të gjithë qytetarëve përfshirë këtu edhe qeveritarëve. Sot në si grup parlamentar, deputetët e Koaliconit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa ftuam një grup qytetarësh të cilët kanë shtetësi për të cilët ne dëshirojmë të jemi zëri i tyre dhe i paraqitëm në hyrje, megjithatë për faktin që këta nuk kanë letënrnjoftime nuk iu mundësua që si mysafir ti fusim në Kuvend. Kjo është ajo për të cilën ne flasim vazhdimisht”, deklaroi Skender Rexhepi – Zejdi. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments