9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeKOALICIONI ALEANCA PËR SHQIPTARËT & ALTERNATIVA: MINISTRESHA STEFKOVSKA – IDENTITETI I MASHTRIMIT...

KOALICIONI ALEANCA PËR SHQIPTARËT & ALTERNATIVA: MINISTRESHA STEFKOVSKA – IDENTITETI I MASHTRIMIT TË KULTURËS NË RMV

Ka plot një muaj që ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, e ka humbur rrugën në oborrin e saj. Kjo, pos tjerash, shihet edhe nga reagimet e shume shoqatave dhe individëve, të cilët merren me kulturë. Pas gjithë atyre skandaleve, që i paraqiti ministrja e Kulturës, opinioni i gjerë ende pret përgjigje për disa çështje.
Të themi se është e vërtetë që znj. Stefoska ka trashëguar borxh prej 3 mil. eurosh (ndonëse duket se ka problem me numrat, sepse në çdo dalje para opinionit nxjerrë numra të tjerë), por kjo nuk e amniston nga këto pyetje:
1. Pse gjatë rebalancit lejuat që buxheti nga 976 milionë denarë në zërin 464 të zvogëlohet në 736 milionë, ndërsa dallimi është më i madh se ato 3 milionë eurot e juaja që i përmendni si borxh të trashëguar?
2. Si do ta kishit shpjeguar fenomenin për investime të ngjashme, sepse në qytete të ndryshme të jepet buxhet i ndryshëm?
3. A nuk do kishte qenë më korrekte që t’i kishit nxjerre edhe pikat që në mënyrë më transparente të mund të shohim pse një projekt është vlerësuar me atë shumë mjetesh? Mos harroni se ju këtë pyetje e parashtruat gjatë kohës kur ishit deputet. Madje, si rezultat i asaj vitin pasues ne e implementuam atë, ndërsa ju jo! Apo e keni pasur vetëm për shou mediatik?
5. Në pres-konferencën tuaj u ankuat se individët e njëjtë janë paraqitur në më shumë projekte. A dëshironi t’ju ndihmojmë që t’i identifikojmë më së paku 20 projekte që ju i financuat ku individë të njëjtë paraqiten në më shumë se një projekt? Apo ata nuk i llogaritni, sepse janë miq tuaj?!
6. A nuk është interesante se keni mbështetur një pjesë të madhe të projekteve që ju keni mbetur borxh nga programi i vitit 2020?
7. Si mundet që projekti i njëjtë i Teatrit të Dramës në Shkup të financohet me 1.9 milion denarë, ndërsa te Teatri për Fëmijëve dhe të Rinj merr 800 mijë dinarë? Dallimet në tituj janë vetëm çështje e përkthimit, ndërsa autori, regjisori dhe ekipi është i njëjti? Apo mos ndoshta kriter ka qenë emri i e drejtorëve dhe vendndodhja e objekteve?
8. Si mundet që në opinion të thoni që prioritet i juaji është të ndihmohen shoqatat e aktivistëve me nevoja të veçanta, ndërsa ka tashmë dy javë që para ministrisë suaj protestojnë persona me nevoja të veçanta për ta fituar atë të cilën u takon dhe t’i mbyllin llogaritë e vitit 2020? A nuk është kjo hipokrizi?
9. Dhe, krejt në fund, po e pranojmë konstatimin tuaj se Ministria ka borxh prej 3 milionë, ndërsa buxheti i programit vjetor është 16 milionë dhe pastaj thoni se programi vjetor peshon 11 milionë, ndërsa publikoni rezultate për 8.5 milionë. A mos ndoshta ka një pjesë të programit vjetor që nuk e keni publikuar dhe ju keni dhëne mjete/vendime në mënyrë jotransparente?! Ne po shprehim dyshime, ndërsa organet le të konstatojnë.

“Botën e kuptoj vetëm si fushë për garë kulturore ndërmjet popujve”
“Јас го разбирам светот како поле за културен натпревар меѓу народите”
– Гоце Делчев

Ndjesë, ministre, por ju e shihni kulturën si garë ndërmjet “tanëve” dhe “të tjerëve”!

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments