19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNUMRI I MËRGIMTARËVE TË REGJISTRUAR SHKON NË MBI 150 MIJË

NUMRI I MËRGIMTARËVE TË REGJISTRUAR SHKON NË MBI 150 MIJË

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 153.574 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

Këto shifra janë deri në ditën e premte, ndërsa numri i mërgimtarëve të vetregjistruar pritet të rritet gjatë fundjavës kur janë në pushime.

Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021.

Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments