9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMICKOSKI NË FB: KOLONAT DREJT SERBISË – TURPI I QEVERISË!

MICKOSKI NË FB: KOLONAT DREJT SERBISË – TURPI I QEVERISË!

Kolonat e sotme drejt Serbisë, më së miri e tregojnë paaftësinë e Qeverisë së Zoran Zaevit. Kjo tregon se sa populli I beson autoriteteve që për nesër kanë paralajmëruar vaksina. Në këtë mënyrë, përmes Facebookut,  e ka komentuar lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, fluksin e madh të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që sot ishin nisur për t`u vaksinuar në Serbi.  

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE -së

“Maqedonia po i jeton vitet më të vështira që nga vitet e 90-ta. Kemi arritur në atë pikë që populli vet të gjendet dhe të luftojë për jetën, kur tashmë këtë nuk e bën Qeveria. Një mesazh për Qeverinë; shiheni popullin tuaj, shihni kolonat e automjeteve – ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, përgjegjësi do të ketë” 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments