6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBoçvarski: Pas 20 vitesh me rëndësi është të kemi regjistrim për shkak...

Boçvarski: Pas 20 vitesh me rëndësi është të kemi regjistrim për shkak të planifikimit të mirë të investimeve

Regjistrimi do të mbahet sipas të gjitha protokolleve shëndetësore për shkak të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Pas njëzet vitesh me rëndësi është të zbatohet regjistrimi që të kemi shifra të sakta gjatë planifikimit për të gjitha investimet e ardhshme në infrastrukturë, ka deklaruar ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski në vizitën e sotme në komunën e Vinicës.

“A bëhet fjalë për ujësjellës, rrugë ose kanalizime, ndërtesa ose banesa sociale si parakusht që të bëjmë planifikim të mirë është zbatimi i regjistrimit. Regjistrimi duhet të mbahet pas 20 vitesh në shtet, pasi parametrat e rinj që do të na japë regjistrimi, ky operacion na jep mundësi për planifikim preciz, urbanizim dhe zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme infrastrukturore dhe problemeve të qytetarëve”, ka thënë ministri Boçvarski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments