Organizata Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 qershorit, sipas raporteve që ka marrë nga vëzhguesit e saj.
Sipas DnV-së,
Lëvizja Vetëvendosje është e para me 42.7 për qind të votave, me marzh gabimi prej 1.7 për qind.
PDK-ja e dyta me 21.5 për qind, me marzh gabimi 1.6 për qind.
LDK-ja e treta ka 17.7 për qind, me marzh gabimi 1.1 për qind.
E AAK-ja ka 7.1 për qind, me marzh gabimi 1.1 për qind.
Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato të diasporës.
