Çulevi / 2405 persona kanë vendime për izolim, 9.793 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim

225

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në rrjetin sociale ‘Facebook’ falënderoi qytetarët që po respektojnë orën policore.

Ai theksoi se që nga vendosja e masave për kufizim të lëvizjes, 1.322 qytetarë nuk kanë respektuar orën policore dhe 519 janë arrestuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çulev bëri të ditur se në Prokurorinë Publike janë parashtruar 483 kallëzime penale dhe 73 raportime.

Sa i përket çështjes së izolimin, Çulev sqaroi se deri tani ka 2.405 vendime për izolim ndërsa 9.793 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.