4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Gjatë ditë së sotme janë vërtetuar 53 raste të reja me të infektuar me Covid-19 dhe numri në total i të infektuarve është 483 raste.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive humbën jetën dy pacientë, një grua nga Struga 71 vjeçare dhe një burë nga Kumanova i cili u hospitalizua me gjendje të rëndë shëndetësore.

Instituti për Shëndet Publik bëri të ditur për dy raste të vdekjeve, një banor i Velesit i cili humbi jetën para ditësh ka rezultuar pozitiv në testimin për coronavirus. MSH rikujton se pacienti që humbi jetën në Kumanovë më 2 prill, gjithashtu ka qenë i infektuar me Covid-19.

Me këtë janë evidentuar pesë raste të reja të vdekjeve nga coronavirusi në Maqedoni.

Momentalisht në Klinikën Infektive të hospitalizuar janë 61 pacientë ndërsa rastet nga 53 rastet e reja 13 janë në Shkup, 8 në Kumanovë, Shtip 5, Prilep 2, Struga 14, Tetova 2, Velesi 1, Gostivari 2 dhe Koçani 6.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments