11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeCramon, Vuçiqit: Është e paligjshme hyrja në territorin e Kosovës dhe prangosja...

Cramon, Vuçiqit: Është e paligjshme hyrja në territorin e Kosovës dhe prangosja e policëve si kriminelë lufte

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ashpër Beogradit pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në veri.

Cramon theksoi se Vuçiq, është një autokrat i cili, për ta larguar vëmendjen nga problemet që ka në Serbi, ka krijuar incident në zonën kufitare me Kosovën.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi raportuesja e PE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments