13.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeBullgaria tërheq ambasadorin nga RMV

Bullgaria tërheq ambasadorin nga RMV

Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov, pas raportimit në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ka deklaruar se Ambasadori bullgar në Shkup, Angel Dimitrov do të mbetet jashtë Maqedonisë së Veriut, siç tha, derisa Sofja nuk sheh shenja ndryshimi, respektivisht progres në trajtimin e qytetarëve të RMV-së që deklarohen si bullgarë.

Sipas Milkovit, nëse Maqedonia e Veriut vazhdon të sillet në këtë mënyrë, ekziston mundësia e vetos së sërishme.

“Maqedonia që të vazhdojë rrugën e saj evropiane duhet t`i respektojë obligimet në kuadër të propozimit evropian. Në vet propozimin nuk ka afate, ata mund të realizohen me dekada që do të thotë se nuk do të nisin negociatat”.

Sipas shefit të diplomacisë bullgare, nëse shqyrtohen projektet për mbrojtjen e bullgarëve në RMV, Sofja mbetet e hapur për dialog, në të kundërtën, siç tha, mund t`i ndalojmë të gjitha projektet ndërqeveritare.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e RMV-së, ka dënuar deklaratat e eurodeputetit Angel Xhambaski, I cili gjatë një prononcimi kishte rikujtuar Presidentin Stevo Pendarovski se si kanë përfunduar në të kaluarën të gjithë ata që kishin bërë përpjekje për të ndaluar hyrjen e liderëve të VMRO-së.

Komentet vijnë pas paralajmërimeve për mbërritjen e një grupi të organizuar të qytetarëve bullgar, më 4 Shkurt në shënimin e 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Klan Macedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments