6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBojkoti i mësimit në Jabollçishtë!

Bojkoti i mësimit në Jabollçishtë!

Më shumë se 120 nxënës po bojkotojnë mësimin në shkollën e Jabollçishtës.

Numri i nxënësve në klasa është përgjysmuar.

Shkuam në shkollë për të parë sa nxënës mungojë.

-Arsimtar a po na tregon sa mungesa ka sot në klasë?

-7 Janë prezent edhe 14 mungojnë.

-Sa nxënës mungojnë?

-27 mungojnë.

Drejtori i shkollës fillore “Liria” në Jabollçisht sot debatoi me përfaqësuesin e prindërve, i cili thotë se bojkoti është për shkak të kushteve të shkollës.

 “Ja këtu janë afër 187 nënshkrime me emra me mbiemra me nënshkrime nga 187 prindër. Nga këto prindër rrallë ka një fëmijë, kanë dy, tre deri në katër fëmijë, llogariteni diku mbi 200 fëmijë. Arsyeja e bojkotit është se në shkollë nuk ka kushte dhe mos i politizojmë”, tha Ramadan Amzai – prind

Po drejtori i shkollës, Jusuf Jashari, thotë se motivet janë politike.

 “I përmendi nënshkrimet, edhe shumë rrethana tjera. Në TV21 ka thënë se shkaqet janë për kushtet por në atë kërkesë për peticion në 84 që i kishte nuk shkruanin kushtet, vetëm shkruan se janë motivet politike”, u shpreh Jusuf Jashari – drejtor i Shkollës “Liria” në Jabollçishtë.

Prindërit thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre qe të shkarkohet drejtori dhe të emërohet një drejtor te ri. Gjithashtu kërkojnë edhe rinovimin e shkollës ne fshatin Jabollcishtë i Poshtëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments