1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBërns letër të hapur për qytetarët e RMV-së: Unë vazhdoj të shoh...

Bërns letër të hapur për qytetarët e RMV-së: Unë vazhdoj të shoh shpresë dhe mirësi

Ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoni të Veriut, Kejt Meri Bërns ka publikuar një letër për qytetarët. Ajo diskuton për situatën me Kovid-19, bashkëpunimin e vazhdueshëm mes shteteve tona dhe perspektivat për të ardhmen.

Duke folur për rëndësinë e shpresës dhe solidaritetit, ambasadorja Bërns thekson:

“Pavarësisht se sa na kanë sfiduar këto ditë,  akoma vazhdoj të shoh shenja shprese dhe mirësie. Më jep ngushëllim shprehja e mirëkuptimit kudo rreth nesh: fqinji i cili kontrollon nëse fqiu tjetër i moshuar ka ndonjë nevojë; punonjësit shëndetësor që po trajtojnë të infektuarit me dhembshuri dhe përkujdes; të punësuarit nëpër markete, vozitësit e kamionëve, të punësuarit nëpër farmaci, dhe shumë të tjerë që vazhdojnë të shkojnë në punë me qëllim që jetët tona të mund të vazhdojnë me aq normalitet sa është e mundur në këto kohëra të pasigurta; dhe shumë e shumë shembuj të tjerë të gjesteve të thjeshta të njerëzishme”, thuhet mes të tjerash në letrën e Bërns.

Më poshtë ua sjellim letrën e plotë:

“Këtu në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën jemi duke u përballur me sfidat thememlore të jetës siҫ e kemi njohur.  Ndikimi i COVID-19 në numrin e jetëve të humbura dhe në jetën tonë të përditshme – në shkolla, në shoqëri, në marrëdhëniet midis njerëzve – ishin të paimagjinueshme para gjashtë muajsh.  Popujt e të dy vendeve, ashtu si dhe popujt e të gjitha kombësive të tjera të prekur nga këto ndodhi, janë bashkuar në zi për të vdekurit, në përkujdesin për të sëmurët, dhe shohin me shpresë të kujdesshme drejt kthimit në jetën e përditshme normale.

Më ka prekur shprehja e keqardhjes që më është dhënë këtu për viktimat në vendin tim.  Ata që kanë humbur të afërmit e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut janë gjithashtu në mendimet tona, dhe shpresojmë për shërim të shpejtë të atyre që po vuajnë nga ky virus. Dëshiroj edhe një herë të përshëndes punën e qeverisë për mënyrën si ka menaxhuar këtë krizë. Fakt është që kjo situatë është e re për të gjithë ne. Ndodhemi në një territor të panjohur. Vetëm duke punuar së bashku – përtej kufijve kombëtar, vijave partiake dhe dallimeve tjera, dhe duke punuar së bashku sektori privat, joqeveritar dhe publik – mund të shpresojmë me sukses të ndalojmë përhapjen e këtij virusi dhe përfundësisht të gjejmë vaksinën.     

Pavarësisht se sa na kanë sfiduar këto ditë,  akoma vazhdoj të shoh shenja shprese dhe mirësie. Më jep ngushëllim shprehja e mirëkuptimit kudo rreth nesh: fqinji i cili kontrollon nëse fqiu tjetër i moshuar ka ndonjë nevojë; punonjësit shëndetësor që po trajtojnë të infektuarit me dhembshuri dhe përkujdes; të punësuarit nëpër markete, vozitësit e kamionëve, të punësuarit nëpër farmaci, dhe shumë të tjerë që vazhdojnë të shkojnë në punë me qëllim që jetët tona të mund të vazhdojnë me aq normalitet sa është e mundur në këto kohëra të pasigurta; dhe shumë e shumë shembuj të tjerë të gjesteve të thjeshta të njerëzishme. 

Kufizimet në jetë më kanë dhënë mundësi të mësoj gjëra të reja, përfshirë edhe mënyra të reja të komunikimit dhe mbajtjes së lidhjeve në kohë të distancimit social.  Na mungon mundësia për tu takuar.  Në vend të takimeve, i gjithë ekipi i Ambasadës tonë po mëson të punojë nga shtëpitë, të mbajmë takime dhe të diskutojmë përmes video-konferencave me qëllim që të mbajmë lidhjet tona dhe të vazhdojmë të krijojmë të reja. Këto ndryshime nuk janë të lehta për asnjërin prej nesh, por të gjithë kuptojmë nevojën për sakrifica të përbashkëta për të mbrojtur kategoritë më të ndjeshme dhe për të minimizuar përhapjen e virusit.

Së bashku me miqtë dhe aleatët e tjerë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar qeverinë këtu që të menaxhojë këtë krizë të paparë.  Javën e kaluar  kisha kënaqësinë të paralajmëroj një donacion në vlerë prej 1.1 milion dollarësh amerikanë në grante për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in për të luftuar COVID-19 në Maqedoninë ë Veriut.  Këto fonde do të përdoren për të ndihmuar laboratoret kombëtare për testim të gjerë, për të trajnuar dhe pajisur ekipet që hetojnë rastet dhe identifikojnë kontaktet, për të ndihmuar në zbatimin e proceseve të kontrollit nëpër kufinjtë e vendit, dhe për të përmirësuar komunikimin me komunitetet e margjinalizuara që mund të jenë në veҫanti të ndjeshme në rast se përjetojnë përhapje në shkallë të lartë.

Ndihma nuk vjen vetëm nga qeveria jonë.  OJQ-të nga SHBA, fondacionet private, dhe universitetet gjithashtu janë një ndër siguruesit më bujarë të ndihmës në mbarë botën, dhe kjo krizë nuk është përjashtim në këtë bujari.  Si për shembull, Universiteti Brown dhe projekti HOPE sapo kanë kompletuar një kurs online rreth mënyrave për të luftuar COVID-19 për 40 mjekë dhe infermierë në Maqedoninë e Veriut.  Këta punonjës shëndetësor po shfrytëzojnë atë që kanë mësuar për të trajnuar të tjerët në mbarë vendin, dhe po ndihmojnë në ngritjen e njohurive dhe aftësive të punonjësve shëndetësor që luftojnë këtë sëmundje në vijat e para.

Sektori privat gjithashtu po i bashkangjitet përballimit të sfidës, bizneset mbarë vendit po bëjnë gjithҫka në mundësitë e tyre për të ndihmuar ata që janë në linjën e parë të frontit në këtë pandemi.  Shumë kanë dhuruar fonde dhe pajisje për mbrojtje personale, kanë dhuruar produkte, kanë adaptuar linjat e prodhimtarisë, apo kanë ngrirë ҫmimet.  Disa, si Google dhe Apple janë pajtuar të përshpejtojnë ofrimin e aplikacioneve të ndryshme në lidhje me koronavirusin në app store.  Të tjerë, përfshirë KFC, janë fokusuar në rujatjen e shëndetit dhe mirëqenies të atyre që japin ndihmën e parë, të mjekëve, dhe infermierëve duke ju dhuruar ushqim të shëndetshëm.

Fatmirësisht, angazhimi ynë nuk është diҫka e re; ai është ndërtuar në investimin e SHBA-së dhe mbështetjes për shëndetësinë dhe sistemet për menaxhim të krizave në Maqedoninë e Veriut përgjatë më tepër se dy dekadave të kaluara. Përgjatë kësaj periudhe, kemi siguruar më tepër se 11 milion dollarë amerikanë për sektorin shëndetësor, pjesë e ndihmës së përgjithshme prej më tepër se 730 milion dollarësh amerikanë. Këto kontribute përfshijnë financimin e rinovimit të laboratorit shtetëror që tani po proceson shumicën e testeve për COVID-19.  

Pasi ky rrezik të kalojë, do të kemi sasi të konsiderueshme pune për të bërë.  Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur edhe pasi perfundimisht ky rrezik te zbehet.  Ekipi im dhe unë veҫmë jemi duke menduar për ato që vijnë pas dhe si mund të ndihmojmë që gjërat të kthehen në normale. Në mes të kësaj krize, vendi juaj edhe zyrtarisht iu bashkangjit NATO-s dhe morri ftesë për të filluar bisedimet për tu bërë aëtare e Union Evropian, dy arritje për të cilat keni punuar dekada me rradhë.  Jam e bindur që nga kjo përvojë do të dalim më të fuqishëm, partneriteti ynë do të jetë edhe më i thellë, dhe së bashku mund të ndërtojmë mundësi të reja për t’ju ndihmuar të realizoni aspiratat tuaja për një të ardhme të fuqishme, të gjallë dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Bërns.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments