BallinaLajmeOd kogo e malku e ?!.Minçev nuk e fsheh ëndërrën e supremacitetit...

Od kogo e malku e ?!.Minçev nuk e fsheh ëndërrën e supremacitetit të skajshëm -shqiptarët jetima …VLEN-i daj shto dajsh / Profesionalizmi mbi etninë? Po, por kush e mban lapsin e punësimit?

www.telegrami.mk

analizë politike me elemente satirike

Nga “Balancuesi” te “Kalkulatori”: kur etnia nuk është më kriter, por numëratori mund të mbetet në dorën e ministrit

“Për sa kohë që jam ministër, përkatësia etnike nuk do të ketë përparësi ndaj profesionalizmit”, deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Fjalë të bukura. Madje aq të bukura sa mund të vendosen në kornizë dhe të varen në korridorin e çdo ministrie.

Por pyetja që mbetet është shumë më e thjeshtë:

Kush do ta vendosë se kush është profesionisti?

Sepse nëse “Balancuesi” hiqet, por në vend të tij nuk ndërtohet një mekanizëm transparent, i matshëm dhe i kontrollueshëm, rreziku nuk zhduket. Vetëm mund të ndërrojë emrin.

Sot thuhet: “Nuk do të punësojmë sipas etnisë.”

Mirë.

Por nëse konkursi ka 100 vende pune, kush vendos 90, kush 10, kush kalon testin, kush përzgjidhet dhe kush mbetet në korridor?

Sepse në një sistem ku përzgjedhjen faktike e bëjnë ministritë dhe partitë, mund të arrijmë te një paradoks i ri: etnia nuk shkruhet në konkurs, por rezultati mund të dalë shumë “etnik”.

Dhe këtu fillon satira.

Mund të vijë një moment kur në një konkurs të kemi 100 të punësuar dhe të dëgjojmë:

“Mos u shqetësoni, nuk kemi punësuar 90 maqedonas sepse janë maqedonas. Ata janë punësuar sepse janë më të mirë.”

Ndërsa nga ana tjetër, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe serbët mund të dëgjojnë:

“Edhe ju mund të konkurroni. Ligji është i njëjtë për të gjithë.”

Po, ligji mund të jetë i njëjtë.

Por a është edhe terreni i njëjtë?

Sepse përfaqësimi i drejtë nuk mund të reduktohet vetëm në pyetjen: “A e kalove testin?”

Duhet të pyetet edhe:

A po përfaqësohet struktura e shoqërisë në institucionet që paguhen nga të gjithë qytetarët?

Minçev thotë se përfaqësimi i komuniteteve, përfshirë shqiptarët, në disa periudha ka qenë edhe më i lartë kur punësimet bëheshin përmes konkurseve dhe testimeve, pa “Balancuesin”.

Në rregull.

Atëherë publikojini të gjitha të dhënat.

Jo vetëm përqindjen.

Emrat e konkurseve, numrin e kandidatëve, pikët, rezultatet, kualifikimet, vendet e punës dhe strukturën etnike të të punësuarve.

Sepse transparenca është testi më i mirë i profesionalizmit.

Dhe këtu vjen pyetja që qeveria duhet t’i përgjigjet:

Nëse nesër një mjek shqiptar me diplomë, specializim dhe përvojë evropiane konkurron për një vend pune në Maqedoninë e Veriut, a do të fitojë sepse është profesionisti më i mirë?

Apo do të fillojë përsëri loja e vjetër:

“Po, është shumë i mirë… por duhet të shohim edhe kuotën”?

Sepse nëse profesionalizmi është kriteri kryesor, atëherë le të fitojë profesionisti më i mirë.

Pa marrë parasysh nëse është shqiptar, maqedonas, turk, rom, boshnjak apo serb.

Por nëse pas fjalës “profesionalizëm” fshihet një sistem ku ministri, drejtori apo partia vendos se kush është “më profesional”, atëherë nuk kemi reformë.

Kemi vetëm “Balancuesin” pa aplikacion.

Dikur kompjuteri tregonte përqindjet.

Nesër mund të jetë ministri që nxjerr kalkulatorin.

Dhe kalkulatori politik ka një veçori interesante:

gjithmonë del saktë për atë që e mban në dorë.

Prandaj debati nuk duhet të jetë:

Etnia apo profesionalizmi?

Duhet të jetë:

Kush garanton që profesionalizmi nuk do të bëhet justifikimi i ri për përzgjedhje politike?

Sepse nëse shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe serbëve u thuhet se etnia nuk ka më rëndësi, atëherë as etnia maqedonase nuk duhet të jetë “default-i” i administratës.

Përndryshe, nuk kemi kaluar nga sistemi i përfaqësimit te sistemi i meritës.

Kemi kaluar nga “Balancuesi” te “Balancuesi me laps”.

Dhe lapsin, si gjithmonë, e mban ai që e ka vulën…www.telegrami.mk

==========================================================

P.S…Minçev është koalicion me vMRO-DPMNE nga ZNAM ok…por KUSHTETUTËN nuk mund të shkel …del mbi kushtetutën …deri sa unë jam ministër ,,,në stilin e Perandorit romak Kaligulës

Shembuj taze numri i policëve në shkollë të mesme të pranuar nga 510 ,shqiptarë kanë konkuruar 31 janë pranuar 11, atëherë nëse konkursi kishte 200 vende u tejkalua pse nuk kishte vend për 31 të konkuruarit shqiptar të gjithë tamam një klasë …SIC?! https://telegrami.mk/vetem-11-shqiptare-te-pranuar-ne-shkollen-policore-perplasen-toshkovski-dhe-opozita/

Jo etnikumi për shqiptarët …ha ha …nëse në DAP janë pranuar 77 të etnikumit maqedonas ndërsa 12 shqiptarë cili motiv u përdor dhe kush vlerësoi https://telegrami.mk/77-maqedonas-dhe-12-shqiptare-ash-reagon-per-diskriminimin-ne-dap/…Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari duhet të përzihet në këtë deklaratë

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments