BallinaLajmeGoran Minçev ministër i Administratës Publike / Përkatësia etnike nuk do...

Goran Minçev ministër i Administratës Publike / Përkatësia etnike nuk do të jetë më përparësi për marrjen e një vendi pune

Për sa kohë që jam ministër, përkatësia etnike nuk do të ketë përparësi ndaj profesionalizmit. Ose të gjithë do ta kuptojmë se na duhet një administratë cilësore, ose nuk do të na ketë”, deklaroi ministri i Administratës Publike.

Ligji i ri për përfaqësimin e drejtë do të garantojë punësime ekskluzivisht në bazë të njohurive dhe cilësisë, theksoi ministri Goran Minçev.

Ministri sqaroi se, pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi “Balancuesin” për shkak të keqpërdorimeve të shumta dhe manipulimit me identitetin etnik gjatë punësimeve, Qeveria përgatiti një zgjidhje të re ligjore, të hartuar nga profesorë universitarë dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese. Pas opinionit pozitiv të Komisionit të Venecias, projektligji hyri në procedurë parlamentare.

Megjithatë, gjatë paraqitjes në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, ministri tha se procesi aktualisht është bllokuar në Kuvend për shkak të, siç u shpreh ai, “kokëfortësisë dhe bllokadave të BDI-së”, e cila refuzon të japë mbështetje përmes shumicës së Badenterit.

“Ligji mundëson përfaqësim të drejtë të garantuar me Kushtetutë, por nuk mund ta kuptoj se për çfarë arsye është ndaluar nga BDI-ja. Çështja e përfaqësimit të drejtë duhet të bazohet në njohuri dhe cilësi.

Për sa kohë që jam ministër, përkatësia etnike nuk do të ketë përparësi ndaj profesionalizmit. Ose të gjithë do ta kuptojmë se na duhet një administratë cilësore, ose nuk do të na ketë”, deklaroi Minçev.

Ai prezantoi edhe të dhëna sipas të cilave përfaqësimi i komuniteteve etnike, përfshirë komunitetin shqiptar, i cili lëviz ndërmjet 21 dhe 23 për qind, ka qenë edhe më i lartë në periudhat kur punësimet bëheshin vetëm përmes konkurseve publike dhe testimeve, sesa në periudhën kur përdorej mjeti digjital “Balancues”.

Ligji i ri parashikon krijimin e një trupi të posaçëm në kuadër të Agjencisë për Administratë, i përbërë nga ministra dhe ekspertë, i cili do ta monitorojë procesin dhe do të parandalojë manipulimet e ardhshme.

“Për qytetarët nuk është e rëndësishme se kush i shërben në sportel dhe cilës përkatësi etnike i takon, por që të marrin shërbim të shpejtë, cilësor dhe profesional. Paralelisht me këtë, po punojmë intensivisht edhe në digjitalizimin përmes sistemit të shërbimeve elektronike, me qëllim që dokumentet të nxirren shpejt dhe pa pritje në sportele”, tha Minçev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments