7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNdërron jetë një i burgosur nga Gostivari në burgun e Shuto Orizares

Ndërron jetë një i burgosur nga Gostivari në burgun e Shuto Orizares

linku https://gostivarisot.mk/2020/04/15/nderron-jete-nje-i-burgosur-nga-gostivari-ne-burgun-e-shuto-orizares/

Të burogsurit në burgun e Shutkës në komunikim me redaksinë e Agjencisë së lajmeve Flaka, njoftuan që para pak çastesh ka ndërruar jetë një i burgosur. 

Sipas tyre, bëhet fjalë për një të burgosur i moshës rreth 25 vjeçe, i cili ka qëndruar në karantinë, por nuk mund ta pohojnë që i ndjeri humbi jetën si pasojë e CoVid-19.

 Të burgosurit, identiteti i të cilëve është i njohur për redaksinë, njoftuan që i ndjeri ka qenë nga Gostivari, i përkatësisë nacionale boshnjake.

Redaksia është në pritje të përgjigjes nga drejtori e burgut dhe organeve të rendit, që informaconi të merr karakter zyrtar.

Nëse konfirmohet që i ndjeri vdiq nga CoVid-19, ky do të jetë rasti i dytë brenda një jave.

Më 9 Gusht, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, ka ndërruar jetë nga infarkti, më pas i është bërë testi për virus korona.

“Bëhet fjalë për njeri që ka ndërruar jetë. Unë sa e di ka qenë vetëm në Burgun në Shutkë, s’kam informata se ka qenë tjetër kund”, tha Filipçe. Ministri tha se në Burg po merren masa për t’u parandaluar shpërndarja e epidemisë, gjegjësisht po bëhen anketa me të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me të dhe rezultatet do të publikohen pas analizave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments