3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMICKOSKI / KUMANOVA TË MOS JETË PENG I BETEJAVE BRENDA PARTIAKE

MICKOSKI / KUMANOVA TË MOS JETË PENG I BETEJAVE BRENDA PARTIAKE

Sot është dita ime e gjashtë në vetizolim, ndjehem mirë me shëndet. e shfrytëzoj këtë rast t’u dëshiroj shëndet të mirë juve dhe familjeve tuaja, të gjithë atyre të cilët janë të infektuar me Kovid-19, rikuperim më të shpejtë, ndërsa personave mjekësorë, pjesëtarëve të MPB-së, armatës, t’i falënderoj për tërë atë që e bëjnë për qytetarët e Maqedonisë dhe për Maqedoninë.

Sot e shfrytëzoj këtë rast për të komentuar 4 tema të cilat janë aktuale këto ditë. Do të filloja me temën më aktuale dhe ajo është situata me Kovid-19 në Kumanovë. Gjatë ditës së djeshme kishim numër më të madh të apeleve të kumanovarëve e madje edhe të kryetarit të kësaj komune deri tek qeveria për shpallje të gjendjes së krizës dhe përballje më të suksesshme me Kovid-19. Nga ana tjetër kemi parë një mëri primitiv ose do të thosha frustrim personal dhe suetë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit teknik Oliver Spasovski i cili assesi pozitivisht të përgjigjet në kërkesën e kumanovarëve dhe kryetarit të Kumanovës.

Tema e dytë të cilën dua ta komentoj është gjendja ekonomike dhe është e lidhur me propozimin të cilin VMRO-DPMNE-ja javëve të fundit me zë e ka artikuluar dhe e ka reflektuar në opinionin e Maqedonisë dhe me këtë është ulja e sterilizimit praktikisht të bankave të Maqedonisë në Bankën Popullore dhe transfer të një pjese të atij sterilizimi në Ministrinë e Financave direkt në  buxhetin e Maqedonisë.

Puna e tretë të cilën gjithashtu dua ta komentoj është gjithashtu propozimi i VMRO-DPMNE-së të cilin e reflektuam periudhën e fundit dhe ato janë mjetet të cilat të siguruarit i paguajnë në fondin e obligueshëm privat, me karakter të përkohshëm që të riorientohen në fondin e parë të obligueshëm pensional dhe ajo ishte gjatë ditës së djeshme përmes zotit Naqe Çule, ministër teknik i MPB-së.

Tema e katërt të cilën dua ta komentoj është që ato ngjarje të cilat kanë ndodhur në komunën e Gazi Babës ditëve të fundit, në Hasanbeg, ku një grup më i vogël i qytetarëve u mblodhën që të manifestojnë revoltë duke e shkelur ligjin dhe gjendjen e jashtëzakonshme e cila po mbizotëron në shtet, me këtë rast duke e sjell në rrezik jetën e tyre por edhe jetën e të gjithë bashkëqytetarëve.

Për në fund do të doja deri tek qytetarët e shtetit tonë të apeloj që t’i respektojnë rekomandimet e OBSH-së sepse në atë mënyrë e mbrojnë veten, por e mbrojnë edhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments