BallinaLajmeStrugë: Nëpunësi komunal , dyshohet se falsifikoi vendime për privatizimin e tokës

Strugë: Nëpunësi komunal , dyshohet se falsifikoi vendime për privatizimin e tokës

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një 61-vjeçari nga Struga,A.M, i punësuar në Ministrinë e Financave – Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike në Strugë, nën dyshimin se gjatë periudhës 2022–2024 ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare.

Sipas kallëzimit penal, A.M., në cilësinë e këshilltarit dhe nënshkruesit të autorizuar të akteve, dyshohet se ka përpiluar vendime të falsifikuara për privatizimin e tokës në emër të personave të tjerë.

Më pas, sipas policisë, ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka vendosur vulë zyrtare që vërtetonte plotfuqishmërinë e dokumenteve, të cilat më pas i ka dorëzuar në Departamentin për Kadastër të Patundshmërive në Strugë.

Policia thekson se këto vendime paraprakisht nuk ishin dorëzuar te institucioni kompetent për marrjen e mendimit përkatës.

Ndaj 61-vjeçarit janë ngritur dyshime për kryerjen e veprave penale „Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar“, „Punë e pandërgjegjshme në shërbim“ dhe „Falsifikim i dokumentit zyrtar“.

Rasti është ende në procedurë dhe bëhet fjalë për dyshime të përfshira në kallëzimin penal, jo për një fajësi të vërtetuar me vendim gjyqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments