BallinaLajmeBDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit – Jeton Shasivari duhet të japë...

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit – Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim.Por, Shasivari foli para aktgjykimit. Me deklaratën e tij skandaloze, ai barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që ende nuk ishte shpallur.

Madje, vetë Shasivari premtoi se pas shpalljes së aktgjykimit do të kishte një mesazh të tij për Kosovën dhe qytetarët e saj. Një javë më pas, mesazhi mungon. Mungon edhe përgjegjësia.

Sot, kur aktgjykimi është shpallur, ai hesht.

Kjo heshtje nuk e fshin deklaratën e tij dhe as përgjegjësinë politike që rrjedh prej saj.

Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë kur duhet të japë llogari.

BDI kërkon përgjegjësi të plotë dhe përsërit kërkesën:

Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments