7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBE: Vendimi i gabuar i Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem

BE: Vendimi i gabuar i Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem

Bashkimi Evropian (BE), ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem, duke kërkuar nga Kosova që të përmbushë angazhimet e saj për integrimin në BE.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në konferencën ditore për media, shprehu keqardhjen e tyre ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem . “Ky vendim e tërheq Kosovën në një kah tjetër nga ai i BE-së në lidhje me Jerusalemin “, tha ai.Ai duke rikujtuar se ambasadat e vendeve të BE-së në Izrael gjenden në Tel Aviv, deklaroi se “BE-ja një kohë të gjatë është duke mbrojtur idenë se statusi i Jerusalem duhet të gjendet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës”.

Stano theksoi se në çështjen Izrael-Palestinë janë nga zgjidhja me dy shtete, duke theksuar se me zgjidhjen që do të gjendet ata e përvetësojnë idenë që Jerusalem të jetë kryeqyteti i ardhshëm i të dyja vendeve.

“Për këtë shkak, vendimi i Kosovës është për të ardhur keq. Kosova integrimin me BE-në e ka përcaktuar si një prioritet strategjik dhe pritet që të veprojë me respekt ndaj angazhimeve të saj”, u shpreh Stano.

Ndryshe, më 4 shtator të vitit 2020 Kosova në Shtëpinë e Bardhë në Washington të SHBA-së nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë. Përpos kësaj kryeministri tani në detyrë, Avdullah Hoti, kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku kryeministri izraelit shprehu gatishmërinë e Izraelit për ta njohur Kosovën.

Gjithashtu në bisedën Hoti-Netanyahu, kryeministrat ishin dakorduar që menjëherë të vendosen marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve.

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi më 1 shkurt nënshkruan formalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve. Ndërkohë Izraeli kishte pranuar kërkesën e Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem.

Në mesin e vendeve të BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës janë, Greqia, Rumania, Administrata e Qipros Greke, Sllovakia dhe Spanja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments