Le t’i pyesim Guvernatorin e Bankës Popullore dhe Ministren e Financave, të cilët, gjoja, „nuk janë kompetentë“ për kreditë e shpejta në para të gatshme – sipas cilit ligj bëhet vallë mbledhja e detyrueshme e borxhit me reketarë që shkojnë nëpër dyert e qytetarëve?
Kjo tashmë i tejkalon të gjitha kufijtë e një shoqërie të civilizuar dhe do të duhet që t’ju zgjidhim ligjërisht, në mënyrë që populli të çlirohet nga fajdexhinjtë që veprojnë nën mbrojtjen e pushtetit!!!
P.S. I lus të gjithë qytetarët që kanë probleme me kreditë e shpejta të më shkruajnë në email për problemet e tyre ([email protected]) – ndërsa ne do të përpiqemi që këto probleme t’i artikulojmë përmes pyetjeve parlamentare dhe propozim-ligjeve, në mënyrë që më në fund t’i japim fund këtij GRABITJEJE LIGJORE ndaj popullit, për të cilën pushtetarët bëhen sikur nuk shohin dhe nuk dëgjojnë!
