www.telegrami.mk
Çfarë është punuar 3 muaj …Kurgjë
Më14.07.2026 me pompozitet të paparë mediatik lokal dhe shtetëror Ministri i sapoemëruar i Kulturës nga rradhët e VLEN Sedat Sulejmani ende pa iu ngrohur kolltuku ,bëri bombën që e plasi me prezencën e vet edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami me premtime se ëndër si fëmijë e ka pasur rindërtimin e Kullës së Sahatit dhe po bëhet realitet…arsyetimet e më vonëshme ishin se EVN duhet të dislokojë kabllo elektrik që kalojnë …që edhe qëndrojnë kablot akoma…por ato kablo është dashur të distancohen për nja 10 metra nga aty ,sepse ka hapësirë …EVN me raste tjera në kohën e Sadi Bexhetit pak më lartë te parku te ish biblioteka e Qytetit e vjetra i ka larguar për 10 ditë …pra nuk është që nuk mundet por si duket dikujt i pengon rindërtimi i Kullës së Sahatit …qytetarët e atyre shtëpive të asaj rrugice ankohen se ata nuk kanë faj …që rruga u rri bllokuar …Bilall çfarë u bë …Sedat Ne olduysa oldu… rüya sadece bir rüya olarak kaldı.
Si është sot situata në vendngjarje 15.09.2026
====================================
Si u premtua se do të duket
Bilall Kasami 14.07.2026
Sedat Sulejmani 14.07.2026
youtube.com/watch?v=XQFtCfK2uec&time_continue=46&source_ve_path=NzY3NTg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F
Si ishte dikur
Sahat Kulla e Tetovës i mbijetoi Luftërave Ballkanike pa dëmtime të mëdha. Rrënimi i saj ndodhi si rezultat i një vendimi me arsye mjaft banale. Konkretisht, në vitin 1933, me insistimin e një mjeku, i cili pretendonte se e pengonte tingëllimi i vazhdueshëm i sahatit pasi banonte aty pranë, kryetari i atëhershëm i Komunës së Tetovës, Orestije Krstiq, së bashku me drejtues të tjerë komunalë, mori vendim që kulla të rrënohej deri në themel (H. Kaleshi, M. Mehmedovski, vepra e cituar; Gazeta “Glas Pologa” , 24.04.1937, “Porušena Sahat kula u Tetovu”, f. 2).

www.telegrami.mk
=================================================================
Mesut Shabani

