13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSERBIA E PAKËNAQUR PËR MARRËDHËNIET KOSOVË-IZRAEL

SERBIA E PAKËNAQUR PËR MARRËDHËNIET KOSOVË-IZRAEL

VUÇIQ: U PËRPOQËM TA NDALOJMË, POR PA SUKSES  


Shtypi serb ka ironizuar me faktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, duke e quajtur në disa raste si shteti i rrejshëm I Kosovës. Ministria e jashtme serbe thotë se Serbia nuk ka marrë pjesë në këtë gjë dhe se kjo do të ndikoj në marrëdhëniet me Izraelin. Presidenti serb, Aleksandar Vuciq, në një adresim për median serbe nga Parisi ku po qëndron për vizitë, ka thënë se Serbia është munduar ta ndalojë këtë gjë, por pa sukses.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË

Kemi dashur të nxisim Izraelin të mos e bëjë këtë gjë. Izraeli ka zgjedhur natyrisht se më të rëndësishme e kanë Amerikën. Kjo nuk do të ndikoj bukur në marrëdhëniet tona dhe aspak nuk jam I lumtur për këtë. Por, kjo hap disa perspektiva të tjera për të cilat nuk dua të flas. Provoni të gjeni në mesin e shteteve myslimane dikë që do të pranoj pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta gjeni.  

 Presidenti Vucic ka thënë se tani ngelet të shihet nëse Kosova do të zbatoj pjesën e saj të marrëveshjes së Uashingtonit dhe do të lejoj ndërtimin e hekurudhës nga duan serbët.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË

Ne kemi kërkuar edhe rrugën edhe hekurudhat për Prishtinë dhe Merdarë, por ata për këtë nuk janë të interesuar pasi nuk ka hekurudha serbe që ata mund ti marrin nën kontroll. Kam parë që fuqishëm dhe me tërë fuqinë është angazhuar Metheë Palmer që të përfundoj marrëveshja në mes të Izraelit dhe Prishtinës edhe pse ka qenë dikur kundër marrëveshjes, atëherë nuk ka problem ta shohim këtë gjeni a do të jetë pro që të ndajmë burimet energjetike të Ujmanit pasi ne në këtë moment nuk kemi asgjë nga kjo.  

Një nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit parasheh që edhe Serbia të zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi për në Jerusalem. Por, për këtë ende nuk ka lëvizje politike. /IDRO SEFERI – TV KLAN BEOGRAD/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments