16.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBE: Certifikatat dixhitale Covid-19 mbeten të vlefshme edhe për një vit

BE: Certifikatat dixhitale Covid-19 mbeten të vlefshme edhe për një vit

Rregullat e Bashkimit Evropian për certifikatat dixhitale të koronavirusit do të mbeten në fuqi edhe për një vit tjetër për shkak të pandemisë ende aktuale të sëmundjes.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të qeverive të shteteve anëtare mbrëmë ranë dakord për të zgjatur rregullat deri më 30 korrik 2023, tha presidenca franceze e Këshillit të BE-së, duke shtuar se rregulloret mund të shfuqizohen më herët nëse situata e lejon.

Certifikatat u prezantuan si një masë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve gjatë një pandemie. Duke përdorur kodet QR, certifikatat japin informacion nëse një person është vaksinuar kundër Covid-19, ka rezultuar negativ ose ka kontraktuar sëmundjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments