10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaMarketingCoca-Cola dhe Jack Daniel's ranë dakord: "Jack & Coke" po vjen në...

Coca-Cola dhe Jack Daniel’s ranë dakord: “Jack & Coke” po vjen në një kanaçe!

Coca-Cola ka njoftuar një partneritet të ri global me Brown-Forman Corporation për të zgjeruar portofolin e saj të pijeve alkoolike.

Marka e famshme e pijeve të gazuara shpreson të shkaktojë një rritje të vërtetë në botën e pijeve alkoolike me lançimin e ardhshëm të koktejit të përfunduar “Jack & Coke” në një kanaçe (një kombinim i uiskit Jack Daniel dhe Coca-Cola). Pija do të ketë vetëm 5% alkool, ngjashëm me birrën e zakonshme.

Kompania planifikon të lançojë produktin e ri në treg në Meksikë më vonë këtë vit, dhe më pas në mbarë botën. Ka gjithashtu plane për të prodhuar një version pa sheqer.

Produkti i ri është rezultat i një partneriteti me Brown-Forman Corporation – kompania që qëndron pas portofolit të Jack Daniel dhe markave të tjera të alkoolit si Woodford Reserve, Old Forester dhe El Jimador.

“Ky partneritet bashkon dy ikona klasike amerikane për t’u ofruar konsumatorëve përvojën e shijshme që ata dëshirojnë, në një mënyrë që është e qëndrueshme, e përshtatshme dhe e lëvizshme,” tha Lason Whiting, CEO dhe President i Brown-Forman Corporation.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments