7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeAvokati Kujtim Cakrani ngre dyshimet: Si ka mundësi “Gjyqtarët ortodoks kanë kaluar...

Avokati Kujtim Cakrani ngre dyshimet: Si ka mundësi “Gjyqtarët ortodoks kanë kaluar vetingun, ndërsa “Ballistët” nuk e kanë kaluar”

linku https://27.al/gjyqtaret-ortodoks-kane-kaluar-vetingun-ndersa-ballistet-nuk-e-kane-kaluar-avokati-ngre-dyshimet-si-ka-mundesi/

Avokati Kujtim Cakrani në një shënim në mediat sociale, ka ngritur disa pyetje në mënyrën sesi po funksionon procesi i vettingut për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në pyetjet e ngritura Cakrani shkruan se si ka mundësi që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me orientim fetar Ortidoks e kanë kaluar procesin e Vetingut.

Ndërsa më tej shton se si ka mundësi që gjyqtarët dhe prokurorët me prejardhje Nacionaliste apo thënë ndryshe “Balliste” nuk e kanë kaluar asnjëri Vetingun.

“Konstatim! 1-Si ka mundësi që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me orientim fetar Orthodoks e kanë kaluar procesin e Vetingut?

2-Si ka mundësi që gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me prejardhje Nacionaliste apo thënë ndryshe “Balliste” nuk e kanë kaluar asnjëri Vetingun?

A thua të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me orientim fetar Ortodoks janë të pakorruptuar? Gjithashtu dhe ata me prejardhje Nacionaliste janë të korruptuar?”- shkruan Cakrani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments