9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeASH: ERDHI FUNDI I QEVERISJES ME FUNKSIONARË QË JANË NË LISTËN E...

ASH: ERDHI FUNDI I QEVERISJES ME FUNKSIONARË QË JANË NË LISTËN E ZEZË TË SHBA-ve

Mesazhi juaj për një qeverisje të pastër i dërguar për vite me radhë po shkon në vend.

Partitë politike që nuk ishin pjesë e stërkeqjes që ka prodhuar regjim hibrid ndër më të korrputuarit në botë, kanë tejkaluar dallimet dhe kanë krijuar një shumicë të re, së cilës do të vazhdojnë t’i shtohen njerëz progresist e të guximshëm.

Vendi do të ketë qeveri të re pa LSDM dhe BDI dhe nuk ka më kthim mbrapa. Shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve tjerë ndërkombëtarë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Erdhi fundi i qeverisjes me funksionarë që janë në listën e zezë të SHBA-ve.

Sot, regjimi ka rënë dhe tani fillon liria e vërtetë e qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Qytetarët nuk do të frikësohen më nga policia e partizuar dhe nga sistemi i kriminalizuar i BDI-së. Nuk do të ketë më drejtorë që kërcënojnë të punësuarit dhe inspektorë që zhvasin bizneset.

Nuk do të ketë më zhvatje të bizneseve nga zyrtarë të korruptuar si Katica Janeva me Boki13, dhe nuk do të mund më të abuzohet me fonde publike siç bënte Rashkovski, e aq më pak me ato evropiane siç bënte zyrtari i BDI-së Jahiu.  Vendi ynë nuk do të jetë më vrimë e zezë brenda sistemit Schengen të BE-së, ku narkodilerët e gjithë botës vijnë dhe blejnë pasaporta për t’i ikur Interpolit.

Përfundimisht do të kemi zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, një e drejtë që shqiptarëve u është mohuar për mëse dy dekada.

Nga sot, qytetarët duhet të jetojnë të qetë, ndërsa ata që duhet të shqetësohen janë funksionarët e korruptuar, gjykatësit e politizuar, politikanët e kriminalizuar dhe të gjithë ata që ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments