12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionRobert Nesimi: Kur BDI negocionte me Levicën dhe VMRO-në…

Robert Nesimi: Kur BDI negocionte me Levicën dhe VMRO-në…

Shkruan: Robert Nesimi

Me formimin e shumicës së re parlamentare ushtuan piskamat nga eksponentë të BDI se është e papranueshme që shqiptarët të bëjnë marrëveshje me VMRO-në e Levicën. Por në të vërtetë BDI nuk e ka problem VMRO-në e Levicën; asaj i pengon pse nuk është vetë pjesë e kësaj marrëveshje. Sepse BDI vetë e ka dëshmuar se nuk i ka problem marrëveshjet e tilla.


Para dy ditësh BDI lidhi koalicion me VMRO-në dhe Levicën në qytetin e Velesit.

Para një viti vetë BDI paralelisht negocionte me VMRO-në dhe Levicën për formim të një qeverie të re pa SDSM-në. Për ata që kanë harruar, dëshmi për këtë është vetë postimi i Bujar Osmanit, ku haptazi bën me dije se për BDI-në në lojë janë të gjitha opcionet për shumicë të re.

Pse atëherë i pengon kur dikush tjetër përdor të njëjtën formulë? Sepse BDI është mësuar që të jetë partner i vetëm ekskluziv i partive maqedonase, që të shkojë herë me njërën e herë me tjetrën. BDI e sheh punën pisk tani që nuk i ka të gjitha dyert e hapura, ndërkohë e sheh që partneri i saj i sotëm SDSM po shkon drejt fundosjes. Ndoshta mu për këtë portalet e saj sot me të madhe shpërndajnë lajmin se gjoja Mickoski është i gatshëm të bëjë edhe me ta qeveri. Edhe sot e kësaj dite, kur akuzojnë të tjerët për marrëveshje me VMRO-në, sytë dhe shpresat e fundit të BDI janë kthyer pikërisht drejt VMRO-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments