13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeArafat Muaremi: Nëse Ruskovska ka informacione për kriminalitet, le të ngritë aktakuzë

Arafat Muaremi: Nëse Ruskovska ka informacione për kriminalitet, le të ngritë aktakuzë

Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare, Arafat Muaremi i ka bërë thirrje prokurores publike Villma Ruskovska, nëse ka njohuri dhe informacione për kriminalitet, t’ia vërtetojë opinionit dhe të iniciojë aktakuzë ndaj tij, dhe jo siç thotë, njohuri dhe informacione boshe dhe të pabazuara duke diskredituar plotësisht funksionin që kryen.top24

Në një reagim me shkrim deri te mediat mbi qëndrimet e shprehura të Ruskovskës, Muaremi madje thekson se mosndjekja e një krimi për shkak të presioneve paraqet vepër penale.

“I bashkohem edhe unë thirrjes suaj deri te ambasadat dhe të gjitha palët që thirreni për ‘ndihmë’ – le ta konfirmojnë edhe ata atë që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e konstatoi me mbikëqyrje në punën e juaj të paligjshme dhe veprimit joetik. Përgjegjësi për arbitraritetin e juaj doemos të ketë”, thotë Muaremi.

Roli i një prokurori publik, thekson Muaremi, është të paktën të deklarojë se do të shpërndajë njohuri dhe informacione me publikun që ajo të gjykojë se kush është kriminel.

“Prokurorja Ruskovska sikur qëllimisht harron se kriminaliteti dëshmohet në kuadër të institucioneve, ndërsa qytetarët janë ata që i japin besimin në bazë të punës së tyre. Prokurore, nëse merren parasysh anketat e fundit, besimi i publikut nuk është shumë në favorin tuaj”, qëndron në reagimin me shkrim të Muaremit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments