Vjen letra e presidentit Bajden që ngroh zemrat e shqiptarëve: Do përdorim forcë nëse kërkon nevoja

32

Ajaz Emini nga fshati Llojan i Likovës (Kumanovës) gati para 50 viteve ka migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si student i perndjekur nga sistemi jugosllav, por asnjëherë nuk është shkëputur nga veprimtaria për çështjen kombëtare. Në funksion të kësaj veprimtarie, Emini i ka shkruar edhe një herë presidentit amerikan Xho Bajden, ku e ka informuar për hilet serbe të dyshit Vuciq-Daçiq ndaj Kosovës.

Kabineti i presidentit Bajden, dje ka kthyer përgjigje letrës.

“Pas letrës së dërguar para disa muajsh nga unë, ishte më tepër një lloj rikujtimi të historikut të udhëheqësisë sërbe (Vuçiq-Daçiq), gjithashtu kërkuam edhe përshpejtimin e processve shqiptaro-sërbe, tani sa kuptova dje më paska arrijtë kjo letër nga Presidenit Joe Biden i SHBA’s!”, ka informuar Emini, i cili në qytetin Klivlend, ku jeton, është edhe lobist i palodhshëm i presidentit Bajden dhe Partisë Demokratike.Poashtu dua ta bëj të qartë se unë asnjëherë nuk do të hezitoj të mbrojë qytetarët amerikanë ose interesat tona vitale, duke përfshirë edhe përmes përdorimit të forcës kur është e domosdoshme. Gjithmonë do të qëndrojmë pranë aleatëve tanë anembanë botës për të mbrojtur vlerat tona dhe për të avancuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin për të gjithë”, shkruan presidendti Bajden.

Duke pasur parasysh se përgjigja e presidentit Bajden ndaj letrës së mërgimtarit shqiptar vjen në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, mund të thuhet se tonet e ashpra në këtë letër i dedikohen Serbisë dhe presidentit të saj, si vend i cili në kohën e luftës në Ukrainë vazhdon të koketon me Rusine, vlerëson Emini.

Sipas tij edhe momenti i përgjigjes që vjen nga Shtëpia e Bardhë ndaj letrës së tij ndoshta nuk është i rastësishëm, sepse letrën presidentit amerikan ia ka adresuar para disa muajve, kurse përgjigja vjen në këtë moment mjaft delikat.

Emini para një jave publikoi librin “Një jetë kushtuar Atdheut-Ditar”, në të cilin për opinionin shqiptar ka sjellur kujtimet e tij nga lufta e Kosovës, kur duke shërbyer si ushtar i ushtrisë amerikane me bashkëshorten Shahadije Hoxha, ka ndihmuar koordinimin e sulmeve të NATO-s në Kosovë, nga baza ushtarake në Kukës të Shqipërisë.

Libri i tij ka ngjallur interesim të madh tek lexuesit shqiptarë, por edhe te qarqet shkencore në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri.

Ja përmbajtja e plotë origjinale e përgjigjes nga presidenti Bajden: