16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Kurti: Paralajmërimet e Vuçiç janë ‘flluskë sapuni...

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Kurti: Paralajmërimet e Vuçiç janë ‘flluskë sapuni (video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vetëm një ditë pas votimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Evropës, ka komentuar tërthorazi postimin e presidentit serb, Aleksandër Vuciç, i cili paralajmëroi zhvillime ‘apokaliptike’.

Sipas Kurtit, krejt ndryshe është situata nga ajo që e paralajmëroi Vuçiç.

“Jemi në rrugë të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për ecjen e Kosovës drejt KiE, por edhe për dinarin.

“Është tejet lajm i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike dhe historike Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda. Është një lloj mirënjohje dhe mirëkuptim i madh për qytetarët e vendit tonë të cilët po i bashkëngjiten këtij institucioni të respektuar evropian e botëror”, tha Kurti.

Kurti insiston që çështjen e dinarit e rregullon BQK, pavarësisht që pati takime në Bruksel për këtë çështje.

“Për anëtarësim në Këshill të Evropës na prinë Ministria e Punëve të Jashtme, për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë, na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tremujor të tranzicionit me dhjetë hapa. Ne do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet ekzekutivi me dikaster e vet”, tha Kurti.

Këto komente ai i bëri pas homazheve te varrezat e të vrarëve në familjen Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments