15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKuvendi i Maqedonisë përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e...

Kuvendi i Maqedonisë përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e zeza

Më shumë se 130 projektligje në fusha të ndryshme kanë mbetur pa u miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili të enjten ka mbajtur seancën e fundit me përbërjen aktuale.

Bazuar në dispozitat ligjore, Kuvendi duhet të shpërndahet të hënën, më 1 prill, pasi vendi hyn në prazgjedhore.

Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 8 maj së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i Kuvendit maqedonas, Jovan Mitrevski, tha të enjten se “efikasiteti i punës së Kuvendit ka qenë peng i numrit të deputetëve në sallë, si dhe i bllokimeve të shumta që kanë ardhur nga partitë politike, në veçanti nga ato të opozitës”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments