15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Objektivi i Arbër Xhaferit, Abdyrahman Alitit dhe Ymer Ymerit nuk...

Ali Ahmeti: Objektivi i Arbër Xhaferit, Abdyrahman Alitit dhe Ymer Ymerit nuk e ndryshoi kurë objektivin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në fjalimin  etij në nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me “Frontin për Evropë” ka kujtuar Arbër Xhaferin, Abdurahman Alitin dhe Ymer Ymerin duke theksuar se ata kishin objektiv ndryshimin e statusit të shqiptarëve të këtij shteti dhe ky objektiv nuk ka ndryshuar deri sot

E kam thënë edhe një herë që tragjedi është të mos keshë objektiv, dhe se humbet në objektiv nuk është tragjedi, objektivi jonë si shqiptar ka mbetur tani e 22 vjet i freskët dhe i domosdoshëm, që të veprohet në kohë të duhur dhe në momentin e duhur.
Në vitin 2001, unë dua të përkujtoj njerëzit e këtij objektivi, Arben Xhaferrin, Imer Imerin, Abdulrahman Alitin të cilët, iu bashkun një fronti të tërë për t’u avancuar dhe për të ndryshuar krejtësisht statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, dhe ky objektiv asnjëher nuk e devijoi kursin drejt, unifikimit drejt bashkëpunimit, dhe ja që ky moment sot po ndodh dhe pikërisht ne që jemi këtu jemi të pandalshëm dhe vazhdojmë, jo vetëm parti që kanë mbetur, por rreth këtij fronti të bashkohen edhe komunitetet tjera si turqit dhe romët, dhe asnjëher ne nuk kemi kërkuar lëmosh e kundërshpërblim, sepse Marrëveshja e Ohrit avancoi edhe ata komunitete të cilat ishin të diskriminuara dhe margjinalizuara, nëse ne të shtypur ndërkombëtarisht ata të margjinalizuara në aspektin social, prandaj ne jemi garantuesit e vërtetë, sepse kemi provuar në shqipën tonë qka është diskriminimi, mbizotërimi, dhe komunitetet e vogëla ashtu siç arritëm për 22 vite në progres gjeometrik në këtë front do të avancojnë edhe më shumë bashkë me ne, dhe nga ky objektiv ne nuk bëjmë zmbrapsje.

Në vitin 2001, unë isha shumë i ri por isha krenar se isha mes dy të moshuarve që e donin lirinë e popullit të vet, dhe nënshkruam një marrëveshje me Arben Xhaferrin dhe Imer Imerin që të jemi bashkë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments