18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (24-mars)
në ora 13:00 kanë privuar nga liria 64-vjeçarin K.B. nga
një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga
bashkëshortja e tij 63-vjeçare se një ditë më parë rreth
orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre
familjare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të
Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe
kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…..
Dje (24-mars) në ora 13:30 në SPB-Tetovë është
raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Ilinden” dhe
“Sedek Kostovski” në Gostivar, një motoçikletë me targa
të Gostivarit e drejtuar nga 49-vjeçari L.L. nga Çajlja e
Gostivarit ka dalë nga rruga. Në aksident motoristi ka
pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar
në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.
Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të
Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
…….
Shtatëdhjetë e nëntë vjeçari T.S. nga Gostivari, dje
(24-mars) në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën
,,101” në Gostivar, është kafshuar nga një qen endacak.
…….
Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është
raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (kasolle)
me inkubatorë për zogj në Kamnjan të Tetovës, në
pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka patur
persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë
ngordhur rreth 4000 zogj. Me ndërhyrjen e Njësitit
Territorial të Zjarrfikjes së Tetovës, zjarri është lokalizuar

plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet
gjatë ditës.
…….

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments