12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeAleksandër Vuçiqi: Ose të zgjidhet Asociacioni ose faleminderit – kaq ishte

Aleksandër Vuçiqi: Ose të zgjidhet Asociacioni ose faleminderit – kaq ishte

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pa realizuara” nga viti 2013 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në thelb i referohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka përfunduar. Tani problemi është a do të japin licencë, pastaj t’iu heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qaseni problemit të zgjidhjes së Asociacionit ose: ‘Faleminderit, kaq ishte”, iu tha Vuçiq gazetarëve pas hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.Vuçiq tha se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise. Por ai tha se në Bruksel, më 27 Shkurt kur pritet të takohet me kryeministrin Kurti, do të mbajë qëndrimin qê ka mbajtur në Parlamentin e Serbisë pak javë më parë./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments