15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeQeriqi: Specialja i ka intervistuar me qindra ushtarë të UÇK-së, ata nuk...

Qeriqi: Specialja i ka intervistuar me qindra ushtarë të UÇK-së, ata nuk e dinë a janë dëshmitarë apo të dyshuar

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në fillimet e Gjykatës Speciale janë shprehur kategorikisht kundër themelimit të saj.

Këtë mendim ende e mban veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili në emisionin Five ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të sjellë asnjëherë drejtësi.

Sipas tij, krerët e UÇK-së nuk e kanë kryer asnjë krim që pretendohet nga kjo gjykatë.

“Nuk besoj për arsye se krerët nuk kanë pasur fare kohë për t’u marrë me këtë pjesë që po akuzohen, janë marrë me organizimin e luftës me organizimin e njësiteve në terren, e dimë si ka qenë komunikimi, ka munguar komunikimi gjithë ditën është dashur të presim të kemi komunikim mes vete me njësi të tjera”, ka thënë ai.

Qeriqi është shprehur se që nga themelimi i saj i ka intervistuar qindra ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët, sipas tij, ende nuk e dinë se në çfarë cilësie janë intervistuar.

“E shoh si lojë politike, duke pasur parasysh se kjo gjykatë i ka intervistuar me qindra luftëtare, dhe po i mban peng, nuk po i njofton a janë të akuzuar a janë në cilësinë e dëshmitarit, po shihet se është lojë e tyre”, ka thënë ai.

Në fund, Qeriqi ka thënë se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments