Nëse Rusia sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballet me një përgjigje të fuqishme ushtarake, tha presidenti i ShBA-ve në Varshavë, gjatë një takimi me homologun e tij polak. Sipas tij për luftën në Ukrainë nuk janë përgjegjëse ShBA-të dhe NATO-ja siç pretendon Putin, por çdo ditë që lufta në Ukrainë vazhdon, kjo është zgjedhja e Putinit.
“Shtetet e Bashkuara dhe kombet e Evropës nuk kërkojnë të kontrollojnë ose shkatërrojnë Rusinë. Perëndimi nuk po komplotonte për të sulmuar Rusinë, siç tha Putini . Miliona qytetarë rusë duan vetëm të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre nuk janë armiq. Kjo luftë nuk ishte kurrë një domosdoshmëri. Është një tragjedi. Presidenti Putin zgjodhi këtë luftë. Çdo ditë që lufta vazhdon, kjo është zgjedhja e tij.”, – deklaroi presidenti i ShBA, Joe Biden.
Vizita e presidentit amerikan, Duda: Sinjal për ata që pushtuan një shtet sovran
Për Poloninë, vizita e presidentit amerikan, është mesazh për mbështetjen e aleancës ndaj njerëzve që jetojnë e duan të jetojnë në botën e lirë.
“Ishte një sinjal për ata që shkelin rregullat ndërkombëtare, të cilët pushtuan një shtet sovran dhe të pavarur, që është Ukraina.”, – theksoi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë