12 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti / Gëzuar e me fat Kurban Bajrami! Sakrifica gjithmonë ka...

Albin Kurti / Gëzuar e me fat Kurban Bajrami! Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar më shumë solidaritet e zemërgjerësi mes njerëzve.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajrami! Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve. Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments