19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeAhmeti: Ai që matet me mua për patriotizëm, i humbë zgjedhjet..!

Ahmeti: Ai që matet me mua për patriotizëm, i humbë zgjedhjet..!

Duke folur për aktualitetin politik në vendin tonë dhe kritikat opozitës kundrejtë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zgjedhjet që pritet të vijnë, kreu i integristëve, Ali Ahmeti në “Top Story”, Top Chanel, tha se të kotë e kanë të gjithë oponentët kur garës zgjedhore i hyjnë me patriotizëm.

Ai tha se kritikat e opozitës shqiptare nuk janë të qëndrueshme dhe se kritikat e tyre i ka cilësuar si fluska sapuni.
“Ai që matet me mua me patriotizëm, t’i fitojë zgjedhjet në Maqedoni, kot e ka”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, njerëzit në RMV kërkojnë standard dhe nuk ikin nga vendi për shkak të terrorit.
“Njerëzit nuk ikin nga terrori, njerëzit duan standard, vende pune ka, por njerëzit duan paga më të larta, të gjithë janë kthyer në vendet e tyre, pasi ata janë integruar”, tha mes tjerash ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments