10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (10-
janar) rreth orës 01:30 në rrugën “113” në Tetovë, kanë
privuar nga liria personin E.A. (22) nga Reçica e Vogël e
Tetovës, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer në
automjetin që po drejtonte ,,Volkswagen Polo“ me targa
regjistrimi të Tetovës i është gjetur dhe konfiskuar
marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj
tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmjen e djeshme (09-janar) rreth orës 07:20,
në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët
e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 45-
vjeçarin I.H. nga Tetova, tek i cili gjatë një kontrolli të
kryer iu gjet heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin
Policor-Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të
plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë
përkatëse.
……
Mbrëmjen e djeshme (09-janar) në ora 11:30, A.S.
(51) nga Gostivari, i cili më parë kishte qenë i raportuar
nga 21-vjeçari L.L. nga Gostivari, është thirr në stacionin
e policisë Gostivar për një intervistë zyrtare, për arsye
se rreth orës 22:30 në rrugën “Branko Stanoeviq” në
Gostivar e ka sulmuar fizikisht. Rasti është duke u
zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj personit të
denoncuar do të vijojë parashtresa e paraparë ligjore.

=======

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja L.B. nga Tetova, dje (09-
janar) në ora 10:50 në SVR Tetovë ka raportuar

se rreth orës 08:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është
kafshuar nga një qen endacak.
…….
Dje (09-janar) në ora 13:10, A.A. (27) nga
Otushishtja e Tetovës, në SPB-Tetovë ka raportuar se
në ora 10.30 në rrugën “Bllagaja Toska” në Tetovë ishte
kafshuar nga një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments