12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeEmërimi i drejtorëve në M-NAV, Kovaçevski: Nuk ishte situatë komike, por situatë...

Emërimi i drejtorëve në M-NAV, Kovaçevski: Nuk ishte situatë komike, por situatë profesionale.Dorëheqja ime në pajtim me ligjin për Qeverinë Teknike

Pas tensioneve të ditëve të fundit në M-NAV, Qeveria shkarkoi dy nga tre drejtorët e navigacionit të Maqedonisë dhe në vend të Fahrudin Hamidit dhe Lube Stamenkovskit propozoi Millan Koraqin dhe Ilir Mehmedin. Por ky i fundit nuk i plotësoi kushtet, duke detyruar ekzekutivin të propozojë emër të ri për drejtor, atë të Hekuran Asanit. I pyetur lidhur me këtë Kovaçevski tha se drejtori i ri duhej të kishte përvojë punë si kontrollor në M-NAV.

“Nuk ishte situatë komike por situatë profesionale. Kishte më shumë kandidatë të propozuar dhe shqyrtuar nga ana e qeverisë, pas çka njëri nga to u përzgjodh, por më vonë u vërtetua se kandidati duhej të kishte qenë edhe kontrollor, kështu që mendoj se më vonë u miratua vendim i duhur. Unë nuk e di se drejtori i ri i propozuar nip i kujt është, por e di se ka një përvojë prej 25 vjetësh në M-NAV”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të respektoj ligjin për Qeverinë teknike dhe se dorëheqjen e tij do ta jep në pajtim me këtë ligj. Kovaçevski madje tha se do të zhvilloj bisedime edhe me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për procesin zgjedhor.

“Dorëheqja do të jetë në bazë të afateve ligjore, ajo pjesë do të përfundoj në bazë të ligjit, në pajtim me ligjin. Me VMRO-DPMNE-në do të kemi takim për të biseduar rreth procesit zgjedhor, përgatitjeve për zgjedhje. Qeveria teknike do të votohet në parlament dhe do të vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Bisedojmë me të gjithë partnerët e koalicionit, por bisedimet janë në nivel të analizave , programeve dhe jo në detaje se si do të duken listat e kandidatëve për deputet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments