BallinaOpinionAhmed Q.Ramanxhiku / Tetovë-Para tre vitesh u larguan 21 kioska për lirim...

Ahmed Q.Ramanxhiku / Tetovë-Para tre vitesh u larguan 21 kioska për lirim të hapsirave publike,tash 25 kioska të reja në pronën publike

Para tre vitesh, e njëjta udhëheqje komunale e paraqiti largimin e kioskave si fitore për rendin urban, lirimin e hapësirave publike dhe modernizimin e qytetit. U larguan 21 kioska, u prishën vende pune dhe shumë familje humbën burimin e vetëm të ekzistencës që e kishin ndërtuar me dekada.

Sot, po e njëjta udhëheqje propozon vendosjen e 25 kioskave të reja në pronë publike.

Atëherë lind pyetja e thjeshtë: nëse kioskat ishin problem në vitin 2023, si u bënë zgjidhje në vitin 2026?

Nëse dikur na thuhej se po çlirohej hapësira publike, sot për kë po hapet ajo hapësirë?

Ka edhe një pyetje morale që nuk mund të anashkalohet.

Nëse Komuna vërtet dëshiron të jetë e drejtë, atëherë përparësi absolute duhet të kenë ata pronarë të kioskave që u larguan ose u prishën para tre vitesh. Ata njerëz paguan çmimin e politikave komunale. Atyre iu morën vendet nga ku siguronin bukën e familjes. Nëse sot kioskat po rikthehen, atëherë padrejtësia e djeshme duhet të korrigjohet sot. Kioskat fillimisht duhet tu jepen atyre!

Përndryshe, qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë se nuk bëhet fjalë për urbanizëm, por për rishpërndarje të pronës publike sipas interesave të ditës.

Tetova nuk duhet të jetë qytet i standardeve të dyfishta. Qytetarët meritojnë shpjegim: pse u prishën kioskat dje dhe pse po ndërtohen sot? Dhe mbi të gjitha, kush do të përfitojë nga ky ndryshim i papritur i logjikës komunale?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments