11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionAfrim Zekolli / BDI u spastrua, LSDM në panik

Afrim Zekolli / BDI u spastrua, LSDM në panik

“Sado që të ketë mospajtime rreth propozim kërkesës së Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar, të paktën në një gjë mund të pajtohemi – se prononcimi i tij ishte guri i shumëpritur që i zgjoi ujërat e turbullta të politikës dhe do t’i detyrojë krapët t’i tregojnë mustaqet e tyrë ndër ujë. Tipike për zgjuarsinë e tij për “të folur diçka, për të vepruar diçka tjetër, dhe mendim i tretë”, mbetet që të zbërthehen tre dimensionet e qasjes së tij, në të cilën ai merr rolin e zëdhënësit kombëtar, balansuesit ndëretnik dhe “kingmaker-it”në Maqedoni.

Për fillim, si mundet që për kandidatin shqiptar për kryetar, të parin në shtet, ekzistonte simpasi te një pjesë e konsiderueshme e partive maqedone, ndërsa papritmas, për pozitën e kryeministrit, i treti sipas rangut në shtet, ka një eksplodin të këtillë të pakënaqësisë patriotike? Dyfytyrësi e thurrur të thuhet se, ja, ata nuk janë kundër Shqiptarit, por të mos jetë nga BDI. Por e vërteta është ndryshe. Tek kryeministri janë paratë. Dhe korupcioni. Dhe informacionet. Treshja e shenjtë e patriotizmit thurrur sipas masës së partive maqedone.

Nuk mendoj, nuk besoj se Ahmeti shënjestron dhe pret që kryeministri i rradhës të jetë Shqiptar. Kjo nuk do të thotë se nuk dëshiron. Por në konstelacionin e dhënë të rrethanave në vend, profiti i Ahmetit më shumë bazohet në ofertën e dhënë sesa në dërgesën e pranuar, dmth fiton më tepër me refuzimin sesa me pranimin e asaj që i pari i rradhës në Ilindenska të jetë Shqiptar. Rrjedhimisht, oferta e tij ishte në mënyrë precize e lëshuar, e pakutuar me mjeshtëri dhe e plasuar në kohën e duhur që të tjerët ta realizojnë atë që ai ka menduar për ta bërë – por me dorën e tyre. Ndërsa këtë detyrë, e realizoi në mënyrë perfekt të pritshme Zoran Zaev me rënkimin e tij të panikës “Unë jam kryeministër!” E kthyer kjo me komentin e qetë, paraprakisht të përgatitur të Ahmetit se “kërkesa (për kryeministër) nuk ka të bëjë me mua, asesi me mua”. Dhe me këtë e vizatoi vijën e qartë mes egoizmit të Zaevit dhe lakmisë së tij për fuqi dhe famë personale, në krahasim me, ashtu a po, “modestinë” zemërgjërë të Ahmetit për të mirën e shtetit. Sado që të jetë e dhimbshme kjo vetëlakuriqësi e Zaevit, le ti shërbejë si përkujtues se për të qenë i zgjuar në politikë duhet diçka më tepër se dashuria ndaj stilografeve, imitimin e bokseve të Brankos në ajër dhe aktrim vizuel i naivitetit fshataresk në tv debate me gazetarë të huazuar.

Çfarë mendon Aliu?

Më interesante nga të gjitha është kategoria e tretë e skemës piramidale të Ahmetit, ajo – që në fakt po mendohet. Mund ta formuloj këtë pyetje edhe në njëjës – “çfarë mendon Aliu?”, por disi më duket se shumësi i fjalës “mendon” është shumë më shumë adekuat për të përshkruar kompleksivitetin e skenës politike.

Në këtë çast, do të përsëris, BDI është partia e vetme e konsoliduar përbrenda në skenën politike, e pastruar në themel nga mbetjet e klaneve dhe grupacioneve të dirigjuara nga jashtë. Ai fakt i parëndësishëm është lehtë i dukshëm në krahasim me ardhje-shkuarjet e partive opozitare shqiptare me ikjet e shefave të fshatit nga njëra në tjetrën, pastaj parti e tretë dhe bredhjet e prapaskenës së Selës dhe Kasamit de me LSDM-në, de me VMRO-në. Me çka ua bëjnë të ditur shqiptarëve se rruga e tyre deri në Ilindenska është e varur nga palatet e bardha dhe Bihaqkat. Përshtypje e këtillë e krijuar tek shqiptarët nuk thyhet me inzhinering politik anketues të IRI-t, por me aksion konkret në terren, sipas terkut të Vetëvendosjes në Kosovë. Papërgatitja e Selës, Kasamit dhe Gashit për veprimt të tillë, orienton kah konkluzioni se edhe ata janë të vetëdijshëm për sekretin publik se në sqetullat e tyre janë të instaluara bomba të tempuara që duhet të aktivizohen – kur do të duhet.

Ai dallim i dukshëm krahasues mes BDI-së së konsoliduar dhe opozitës së shpërndarë është shumë qartë e definuar në opinion për shkak të interesit të partive maqedone dhe mediumeve në çdo barishte të rrugës së BDI-së për të dalluar trungun. Dhe njëherit vëzhgojnë para trungjeve nga të cilat bëjnë ilaçe dhe situata të ngjajshme në kampusin maqedonas. Në të cilin më fshehtë dhe më vonë, po zhvillohet i njejti, proces i pasqyruar në diferencimet e brendshme ideo – partiake sipas modelit të marrë nga BDI dhe i imponuar nga realiteti i ri i shtetit.

Proces në të cilin strukturat institucionale të partive qetësisht, në mënyrë sistematike, nën hije të propagandave patetike të opinionit të topitur, po shkarkohen nga balasti i profiterëve narcistik në të cilat udhëheqësit e partive po mbahen në robëri (të votave), kalbjes (kadrovike) dhe status kvosë (politike). Në VMRO – DPMNE ai proces është i ngulitur kah patriotët profesional me Viza – kartela të arta në pallto dhe Vergina në zemër, albanofobët e akomoduar të përjashtuar nga përditshmëria dhe distanca e guximshme e çdo Shqiptari dhe, kuptohet, rojtarët mediatik tradicional të frikës.

Shumë më interesant, megjithatë, process që po ndodh në LSDM. Efekti i spastrimit në BDI dhe shtresimi në partitë tjera solli deri në atë që esnafi klientelist i Shqiptarëve professional, Turqve profesional, Serbëve profesional, Boshnjakëve, Romëve, muslimanëve, ortodoksëve, vmrocëve sot të jetë pothuajse në mënyrë ekskluzive dhe të kompletuar i bartur dhe i barikadur në Bihaqka. Si shtresë e fundit e mbrojtjes dhe ruajtjes së Evropianëve të atjeshëm profesionist Maqedonas. Më duket, pikërisht eurointegrimet dhe pandemia deri më tani, ndërsa edhe kriza sociale më andej, bukur, pamëshirshëm dhe nën lotë po e shtreson atë qepën që po na ofrohet nën etiketën “reforma dhe një shoqëri për të gjithë”.

Me gjithë çmimin që të gjithë po e paguajmë për mirëmbajtjen e profesionalizimit të amaterizmit nën kësulën e Zaevit. Ai çmim, i shtrenjtë për të gjithë ne, është megjithatë më i shtrenjtë për LSDM-në.

A ka, për këtë, vend për befasi që pas bum-bum deklaratave të Ahmetit dhe reagimit me panikë të Zaevit pasoi heshtje frikësuese nga LSDM-ja institucionale, të përndjekura me reaksione të frikësuara të një grushti njerëz në rrethin e ngushtë të Zaevit?

Nderin për të dhënë përgjigje ndaj qëndrimit të Ahmetit i takoi afrikanologut Mersel Bilalli, i ndjekur nga Mila Carovska, i vulosur nga gjenerali Stojançe. Mungon edhe Ljupço Georgievski të prononcohet në favor të mbrojtjes dhe ruajtjes së Zaevit. Dhe këtë ta publikojë dhe ta qartësojë ndarjen e qartë mes zaevistëve dhe “revolucionerëve laramanë”, të shqetësuar për karrierën e tyre personale, honoraret dhe bizneset klienteliste nga njëra anë dhe LSDMS-ja institucionaliste nga ana tjetër. Ndarje që qartë e pasqyron misionin egoist, të lënë pas dore, të konsumuar dhe të korumpuar të “laramanëve” të përgatitur për hedhje nga njëri ekstrem qytetar në tjetrin ekstrem patriotik për të shpëtuar lëkurën e tyre, dhe vëmendjen politike institucionale të LSDM-së, të vetëdijshme për rrezikun e lojës kazak rreth të mprehtës së shpatës. Si mund edhe të konkludohet nga deklarata e kujdesshme dhe qetësuese e Sheqerinskës dhe heshtjes së bërthamës së LSDMS-së. Dallimi është në memorien institucionale të LSDMS-së për ndihmën e së ardhmes që po e merrte nga BDI gjatë kohës së gruevizmit, dhe deri në fitimin e Ilindenskës. Kuptohet, “laramanët” sharlatanë janë të shkarkuar në mënyrë komode nga memoria e atillë, të bindur në mënyrë naive dhe të përhumbur se historia fillon me ta.

Cinizmi i pireut

Shumë më problem i vogël është ajo se Stojançe, me principin “çka dëgjuar fëmija në shtëpi” po e përcjell mendimin e Zaevit për ndërtimin e një koalicioni intraetnik si përgjigje e kërkesës së Ahmetit. Problem më i vogël është edhe ajo se me qëndrimet e atilla e shpallë atë që tashmë është e njohur – se Zaevi i urren Shqiptarët pak më shumë se Maqedonasit. Për skenën politike momenti më i rëndësishëm për jëtë lojë të zaevistëve është se ata sa më shumë po ngjajnë me LSDM-n[ variacion i “tetëshes së VMRO-së” deputetëve të pavarur për një përdorim prespan. Në atë tetëshe të LSDM-së, roli i derëtarit të Mukovskit megjithatë nuk i takon vet Zaevit, por “kushëririt të huazuar” që po mundohet për Zaevin e izoluar ti hapë portat e ambasadave perëdimore të pozicionuara lartë. Pa sukses.

Në mes të një depilimi të këtillë rrjedhës të partive të mëdha nga rritjet e panatyrshme mbi trupat e tyre, po zhvillohet edhe një proces paralel i regrupimit të “të përjashtuarve” që ndjejnë se VMRO po i përjashton, por LSDM nuk i regjistron – dhe anasjelltas. Të lënë të dremisin nën hijen e Ramstorit dhe Rrethit, hutueshëm po pyesin ku kanë gabuar dhe pse shërbimet e tyre ndërmjetësuese janë tashmë sa më pak të kërkuara dhe të çmuara.

VMRO DHE LSDM po rikthehen kah rrënjët e tyre, të trullosur nga pireu i mangupizmit politik që politika e nënkuptin si tezgë për blejë – ditë – shit dhe flert me frizeret e fshatit. Pireu, shqiptar dhe maqedonas, është kuptueshëm i nervozuar nga ajo që pikërisht Ahmeti partive të tyre ua tregoi kahjen dhe mënyrën për dridhjen e tyre. Balansimi i qëndrimeve të VMRO-së dhe LSDM-së institucionaliste kah propozimi i Ahmetit është dëshmi se edhe të dy partitë mirë e mbajnë mend epizodin e mentalitetit të Titos se “nuk ju duhen vota shqiptare”. E dimë sesi mbaroj ajo krenari kolosale.

Në atë është esenca e mendimeve të Ahmetit, të thurrura në porosinë “unë e hodha farën”. Farë që nuk do të mbinte, po të mos kishte qenë toka fertile e opozitës shqiptare e përshtatshme për lërim dhe parashikueshmërinë e partive maqedone të ngulfatura në cinizmin e pireut. Ai mendim i Ahmetit, do të ishte më lehtë e gatueshme për ata, nëse në fillesat e saj nuk shtrihej edhe kontributi cilësor nga disa anë tjera të cilat me Aliun e ndajnë përvojën e ballafaqimit me madhësitë e rrejshme, boshe të mjediseve personale. Koha do të dëshmojë se porosia e Aliut është sa shqiptare, po aq edhe maqedonase. Nëse jo edhe më shumë.” – shkruan Arsim Zekolli

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments