19.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedonia sot ka më shume të infektuar se disa vendet me mbi...

Maqedonia sot ka më shume të infektuar se disa vendet me mbi 6 milion banorë

Maqedonia e Veriut sot ka shënuar shifra rekorde me të vdekur dhe të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me coronavirusin e ri brenda 24 orëve të fundit. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 2011 raste aktive.

Nëse shihen statistikat botërore të rasteve të reja me Covid-19, të regjistruara brenda 24 orëve, Maqedonia e Veriut, vend me rreth 2 milion banorë, për nga numri i të infektuarve ka tejkaluar shumë shtete me mbi 6 milion banorë, si El Salvadori, Suedia, Senegali dhe Holanda.

El Salvadori me 6 milion banorë ka regjistruar 122 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve, Suedia me 10 milion banorë ka 180 raste të reja, Senegali me 15 milion banorë ka 145 raste dhe Holanda me 17 milion banorë ka 179 raste të reja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments