12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeNumër rekord i të infektuarve dhe vdekjeve! Për 24 orë regjistrohen 8...

Numër rekord i të infektuarve dhe vdekjeve! Për 24 orë regjistrohen 8 të vdekur dhe 196 pacientë të rinj me Covid-19(video)

Maqedonia sot thyen rekorde sa i takon numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi.

Numri i ri i rasteve të konfirmuara në vend arriti në 196. Vetëm në Shkup janë regjistruar 90 pacientë, kurse edhe Tetova shënon numër të lartë – 45. Në Kumanovë ka 17, në Ohër 11 raste të reja, kurse Struga dhe Gostivari nga 8. Shtipi ka 5, kurse Manastir 4 të diagnostikuar të rinj. Nga fillimi i pandemisë, numër rekord ka edhe kur bëhet fjalë për rastet vdekjeje. Sot ka bile 8. Më i riu ka qenë nga Gostivari në moshën 31-vjeçare, kurse më i moshuari ishte nga Ohri dhe ka pasur 81 vjet. Brenda 24 orëve të fundit, janë bërë 1.213 teste, pa skrining testet, që do të thotë se të gjithë të testuarit kanë qenë të dyshimta për koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se dy infermiere janë në izolim, si pasojë e një rasti që ka të bëjë me një lehonë, e cila nuk ka paraqitur se vjehrri i saj është i infektuar me koronavirus.- Advertisement –

-“Lehona që ishte në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, prej këtu në Spitalin “Remedika”, pastaj ishte pranuar në Klinikën Infektive në Shkup dhe me kërkesë të saj, në pajtueshmëri me gjendjen e lehtë klinike, ajo është dërguar në mjekim shtëpiak. Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë 16 infermiere janë në izolim, por jo nga ky rast, nga ky rast janë vetëm dy,” tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Aktualisht në vend janë hospitalizuar 261 persona, kurse vetëm dje në Klinikën Infektive dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Tetori”, janë pranuar 28 pacientë. Ka numër të madh të qytetarëve në izolim ose në vetëizolim. Në 24 orët e fundit, 790 njerëzve u janë dhënë vendime për izolim, kurse 214 kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Nga MPB-ja njoftojnë se prej dje vetëm 6 persona nuk e kanë respektuar masën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments